Kreu i grupit parlamentar të deputetëve të Pavarur në Kuvend, Nimet Musai ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, ku kryefjala e bisedës ka qenë Reforma Zgjedhore, dhe mbledhjet e Këshillit Politik me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.
Musai u shpreh se të gjithë të pranishmit në tryezë kanë rënë dakord me rekomandimet e OSBE-Ohdir dhe brenda 15 Marsit do të ketë dakordësi të plotë për Reformën.
“Duke qenë se jemi në një fazë të rëndësishme për Reformën Zgjedhore, që duhet të përfshijë të gjithë forcat politike, edhe shoqërinë civile, unë kam qenë pjesë e këtij takimi, është diskutuar mbi rolin e këshillit, dhe shpresojmë që të dakordësohemi për një modul të përbashkët.
Jemi dakordësuar për rekomandimet e OSBE-Ohdir dhe një draft që është paraqitur nga ekspertët pranë Kuvendit”, tha Musai.
Ndërkohë që ai këmbënguli se opozita në Kuvend ka kërkuar ndryshimin e sistemit, por nuk ka fuqi në vota për ta bërë të mundur atë.
“Deputetët e opozitës i qendrojnë kërkesës së tyre për ndryshimin e Sistemir Zgjedhor, menjëherë pas pikave të para të Reformës ne do të ndalemi në këtë çështje.
Unë shpresoj që njësoj si kjo rrufe e disa ditëve më parë, të gjendet dakordësia dhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Unë do ta thoja dhe pak më parë që gjatë kohës që Shqipërinë e tronditi tërmeti i 26 Nëntorit, unë pashë një qetësi mes palëve politike, dhe kjo ndoshta ishte një arsye që çdoi drejt kësaj marrëveshje.
Ndryshimi i sistemit është një nga kërkesat e deputetëve të opozitës së re, dhe u pranua që të diskutohej dhe nga zoti Gjiknuri dhe nga zoti Bylykbashi.
Ne si deputetë të opozitës së re kemi bërë luftën tonë, dhe e kemi shtruar në tryezë ndryshimin e sistemit, ne nuk e lejuam vendin që të kalonte në kaos.
Mundësitë tona këto ishin, se tek e fundit nesër do të vendosin kartonit, kjo nuk është kërkesa jonë, por është ajo e qytetarëve, zërin e të cilëve ne kemi çuar në Kuvend.
Populli kërkon ndryshimin e sistemit, kjo është ajo që ne konstatojmë në të gjitha zonat tona elektorale.
Për ndryshimin e sistemit ne kemi firmosur 39 deputetë dhe atë qendrim vijojmë që të kemi edhe sot”, deklaroi Musai, që komentoi më tej se çdo sistem tjetër do të ishte i pranueshëm, përveç këtij që ka aktualisht vendi.
“Unë do të isha dakord me çdolloj sistemi përveç të atij që kemi sot. Partitë e mëdha duan këtë sistem, pasi iu leverdis atyre, ne kemi kërkuar me dëshirën e mirë që të zgjidhnim dhe momentin e sistemit, për të miratuar një sistem që të ketë përfaqësim më të mirë të qytetarëve.
Palët kanë rënë dakord për sistemin elektronik, unë e kam thënë që zoti Gjiknuri nuk është strumbullari i problemeve me shitjen e votave”, u shpreh Musai, ndërsa nuk kurseu optimizmin për Reformën në Drejtësi.
“Unë kam informacione të sakta se një grup specialistësh ndodhen në Amerikë për trajnim, pranë të gjithë instituicioneve të drejtësisë do të ketë njerëz që janë trajnuar nga SHBA-të dhe nga BE-të dhe do të shkojnë pikat aty ku duhet, Kjo më jep garanci që Reforma në Drejtësi do të vendosë pikat mbi ‘’I’’”, përfundoi deputeti.
Discussion about this post