Kryeministri Edi Rama, gjatë samitit të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Londër, ka folur dhe për çështjen e azilkërkuesve shqiptarë në Evropë.
Rama ka thënë se shqiptarët nuk lëvizin për shkak të kushteve të rënda ekonomike, papunësisë dhe faktorëve të tjerë që pretendojnë mediat dhe opozita por për shkak të një dëshire për të eksploruar, për të zgjeruar horizontin, dhe për të njohur më mirë vendet përreth.
“Vitin e kaluar kishte më pak shqiptarë se kroatë që iknin nga vendi i tyre, por kur vjen puna tek kroatët është më pak problematike se kroatat nuk i regjistron kush si problematikë sepse ata kërkojnë punë dhe nëse e gjejnë, mirë, nëse nuk e gjejnë kthehen sërish. Kurse për shqiptarët dhe të tjerët është histori tjetër. Por duhet ta njohim. NUk ka recetë magjike. Dua të them diçka, rrjeti i emigracionit është i dyfishtë sepse shumë po largohen, por jo pak të tjerë po kthehen.
Balanca anon nga ana e njerëzve që po ikin, por shumë të tjerë po kthehen. Është një periudhë historike që të gjitha vendet e kalojnë. Edhe ne po e kalojmë tani. Kjo është. Nuk e kam parë kurrë si tragjedi, përkundrazi është një mënyrë për të parë botën, për të krijuar eksperienca dhe një mënyrë për të sjellë mënyra të ndryshme të të kuptuarit të botës etj etj. Nëse kthehemi pas në histori, vendet që na japin leksione për emigracionin janë pasururuar përmes emigracionit, nuk di vende që nuk e kanë kaluar këtë.
Ne jemi të mallkuar në njëfarë mënyrë sepse po e kalojmë këtë fenomen në kohën e medias sociale, fake news dhe ka shumë njerëz që kanë nisur fushata duke thënë boll se na lodhën ekspertët. Kur të hyjmë në tregun e madh do të jetë normale, siç është për shtetet e tjera anëtare” u shpreh Rama.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post