Vjedhje që “paralajmërohet” më parë në media… kështu mund të titullohet pa frikë ajo që ka ndodhur në banesën e nënës së Ministrit Damian Gjiknuri.
Sot në gazetën print ‘’RD” shkruhej se ishte vjedhur banesa e Gjiknurit, ndërsa ishin marrë shuma të mëdha parash.
Nga ana tjetër vetëm sot Policia e Shtetit zbardh ngjarjen duke dhënë edhe detajet. Natyrshëm lind pyetja: Pse ngjarja u mbajt e fshehtë?!
Mes dy lajmeve ka një krisje, RD flet për vjedhjen e banesës së vetë Gjiknurit ndërsa Policia thotë se është banesa e nënës dhe vëllait të tij.
“Një nga shtëpitë e ministrit të afërt të Ramës, Damian Gjiknuri është vjedhur në orët e mesditës së djeshme.
Shtëpia gjendet në rrugën “Fortuzi” pas Ministrisë së Drejtësisë dhe është në katin e tretë të një pallati. Hajdutët kanë hyrë në banesë nga dritarja e banjos të banesës dhe kanë nxjerr prej ande thasë me para. Policia po e fsheh këtë ngjarje”, thuhej ndër të tjera në shkrimin e RD-së.
Njoftimi i Policisë për ngjarjen:
Gjatë natës, në rrugën “Maliq Muça”, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur banesën e shtetases L. Gj. 67 vjeçe banuese në Tiranë, ku kanë marrë shumë lekësh.
Vijon puna per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post