Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, i ftuar në Orën e Intervistës në televizionin Ora News, ka pranuar publikisht se qeveria e Rilindjes nuk i ka mbajt të gjitha premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013-të.
Sipas tij, arsyeja pse premtimet nuk janë mbajtur kanë të bëjnë me faktin se programi nuk ka qenë realist pasi PS nuk e dinte gjendjen e financave të shtetit.
“Programi i ri është më realist se programi i 2013-ës, sepse ne nuk e dinim se ku ishin financat e shtetit, që ishte zhytur në borxhe të fshehura dhe të pafshehura, ne e dimë tani se ku e kemi shtetin prandaj edhe premtimet tona janë realiste.”, tha deputeti. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post