09:28 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pse Rama nuk mund ta shkarkojë Metën! Edhe sikur t’i bashkohen të gjithë deputetët

10:37 | 10/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Aman o Edi se s’di si t’ua them ndërkombëtarëve”, Meta risjell historinë dhe tregon frikën e Ramës nga Berisha

Teksa Partia Socialiste do të nisë të enjten procedurat për shkarkimin e presidentit Meta, ka një arsye se pse kjo nuk mund të ndodhë, pikërisht mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

Neni 90 i Kushtetutës parashikon qartë se presidenti mund të shkarkohet vetëm pasi i konstatohet një shkelje e rëndë, dhe nëse nismën për shkarkimin e tij e firmosin ¼ e deputetëve.

Ndërkohë që për të vendosur shkarkimin duhen ¾ e deputetëve e thënë ndryshe 94 vota nga 140 deputetë që ka referuar Kushtetutës Kuvendi. Edhe në rastin kur Rama mund të marrë pas vetes të gjithë deputetët e Kuvendit, së bashku me opozitën e re, pra 122 ligjvënës, ka një pikë të fundit në Kushtetutë që i lidh këmbët.

Pikërisht që shkarkimi i presidentit të quhet i ligjshëm duhet që Të shprehet Gjykata Kushtetuese, që në vendin tonë është tashmë prej muajsh jashtë funksionit.

Ndërtimi i saj do të kërkojë kohë dhe n jë vullnet të gjerë politik, në të kundërt do të binte dhe kali i betejës i kësaj mazhorance që ka qenë Reforma në Drejtësi.

Pak kohë më parë i pyetur për daljen jashtë funksionit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri Rama do të shprehej se më mirë një djep bosh se me shejtanin brenda, ndërsa sot nuk dihet se çfarë bluan në kokën e tij.

Neni 90 i Kushtetutës parashikon:

1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.
2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.
3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

Lajmi për nisjen e procedurave të shkarkimit të Metës doli pas mbledhjes së Kryesisë që patën socialistët. (Lexo edhe ketu) 

Sa ju përket fjalëve që janë përhapur lidhur me opsionin e mundshëm që ka mazhoranca për shkarkimin e Presidentit Meta si dhe akuzën që ka ngritur kjo e fundit për vendimin e tij duke e quajtur të paligjshëm, Kastriot Islami tha në studion e lajmeve të Fax News se kjo është një lojë naive e Ramës dhe një retorikë mbetet në këtë kuadër pavarësisht se është e fortë.

Unë vazhdoj ta quaj këtë retorikë të sponsorizuar nga Edi Rama. Ilir Metën e shkarkon një vendim kushtetues, dhe nëse këta duan ta shkarkojnë në mënyrë anti-kushtetuese kjo është gjë tjetër. Ai po bën retorikë politike, natyrisht që po e çon ngusht ku gjithçka e lidh me Reformën në Drejtësi e cila do të jetë një gijotinë e qeverisë së tij. Unë mendoj se do të qëndrojë në planin e retorikës dhe do ta bëjë në mënyrë të fortë këtë gjë, por jo më shumë se aq. Marrim shembullin se shkarkohet Meta me 100% të votave, por kjo shkon në Kushtetuese, nëse ndërtohet kushtetuesja për 3 ditë, kjo do të ishte një lëvizje e paprecedantë dhe Rama do të ishte njeriu dhe politikani më i tmerrshëm që ka njohur ky vend në sistemin demokratik. Nëse Rama do të bëjë veprime të tilla ky do të jetë një fat i mirë për të gjithë shqiptarët sepse do të shpëtojnë përfundimisht prej tij”, tha ndër të tjera ish-ministri i socialistëve (lexo edhe këtu).

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: rama meta shkarkimishkarkimi i rames
Pas

Kaos në paraden e homoseksualëve, 38-vjeçari kërcënon me armë aktivistët

Para

Bill Clinton viziton Kosovën në 20-vjetorin e çlirimit

Para
Bill Clinton viziton Kosovën në 20-vjetorin e çlirimit

Bill Clinton viziton Kosovën në 20-vjetorin e çlirimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike

Trump dhe Von der Leyen arritën dje marrëveshjen për tarifat, DW: U shmang rreziku i një lufte tregtare SHBA-BE

E kthyer në një kamp urie/ Dhjetra fëmijë të vdekur nga mungesa e ushqimit, Gaza ka nevojë për 250,000 kanaçe formulë për foshnje në muaj

Zjarret në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Nertil Jole: Të angazhuar për të vënë flakët nën kontroll! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

Zjarri i Skërficës rrezikon territorin e Gjirokastrës, ndërhyrje intensive që në orët e para të mëngjesit

Tabelat / Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

EMRI/ Humbi jetën nga asfiksia, 52-vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike!

“Akt terrorist”/ Sulmi me bomba dore ndaj zyrave të KQZ-së, Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin për 4 të pandehurit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.