Kryeministri Edi Rama mbrëmë në emisionin e Ylli Rakipit foli gjatë në lidhje me situatën politike, zgjedhjet po edhe çështjet koncensionare. Gjatë gjithë emisionit Rama dhe gazetari Ylli Rakipi nuk kanë lënë pas dore edhe batutat.
Duhet thënë se edhe pse në një nivel artikulimi bashkëbisedor gazetari arriti disa herë që ta vendoste Ramën me shpatulla pas muri.
Ashtu siç e përmendin edhe vetë protagonistët ky takim mes të dyve në një studio televizive vjen pas një periudhe shumë të gjatë pushimesh në mes.
Rama ka dhënë edhe më parë intervista me Eni Vasilin apo dhe Ilva Taren po pyetjet e Rakipit. Në intervista të tilla tek e tek është shumë e rëndësishme që i ftuari të ndiejë presionin për tiu përgjigjur pyetjeve të forta dhe jo për ta lejuar të flasë gjatë për temën që dëshiron.
Gjatë një momenti të intervistës madje kryeministri dukej edhe i lodhur sa pyet Rakipin ‘kur e mbyll klubin ti mo se shkoi vonë’. Ndryshe nga çdo rast ku Rama kërkon të flasë dhe të flasë në studion e Rakipit nuk ndodhi e njëjta gjë.
Gjatë pjesës së fundit pyetjeve të drejtëpërdrejta të Rakipit në lidhje me koncesionet në mjekësi dhe pse një pjesë e tyre i janë dhënë dhëndrrit të Ruçit, Rama iu shmang përgjigjes.
Po ashtu Rama nga fillimi ka luajtur në mbrojtje edhe për faktin se ka hapur ‘ERTV’ si mbrojtje nga ushtria e portaleve dhe gazetarëve që e shtrembërojnë lajmin.
Një rast tjetër ky kryeministri u shfaq të bënte rolin e viktimës ishte edhe momenti kur akuzonte analistët se e kanbë sulmuar vazhdimisht ku nuk mungoi të përmendte rastin e Lubonjës që merrej me psikoanalizën e tij. (E.K/SHUPLAKA)