Ditën e sotme në emisionin “Të Pathënat” me Arbër Fortuzin në Fax News ka qenë i ftuar Arben Ristani, i cili është pozicionuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, për të folur për situatën në Partinë Demokratike pas përplasjeve Basha-Berisha.
I pyetur përse Komisioni i Rithemelimit shkoi dje në Seli sikur donte ‘ta pushtonte’, Arben Ristani deklaroi se nuk është ashtu siç thuhet, por ata thjesht kishin pirë një kafe të gjithë bashkë dhe kishin shkuar në zyrë për të vikjuar aktivitetin. ç
Sa i takon Kuvendin të datës 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, Ristani shprehet se nuk ka për të pasur Kuvend në atë datë, pasi Kuvendi u mbajt në datë 11 dhjetor dhe e ka shkarkuar Bashën, si edhe ka anuluar vendimet e marra nga ai.
Flet Arben Ristani
Për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar në këto 30 vite mblidhet një kuvend thirrur nga anëtarësia. Kjo është praktikë që nuk ka ndodhur herë tjetër. Ky është tregues i një demokracie në veprim. U thirrur një kuvend i datës 11. U mblodh kuvendi dhe kuvendi vendosi të shkarkojë z.Basha dhe kryesinë e PD-së, duke anuluar vendimet e marra nga kjo kryesi midis të cilave dhe vendimi për të pasur kuvend në datë 18. S’ka për të pasur kuvend në datë 18. Ky është reagimi i një njeriu të shkarkuar. Ai është shkarkuar nga kuvendi dhe nuk na intereson a e njeh Basha apo jo. Është i shkarkuar, pra histori e mbyllur. Tani PD ka një komision që do të organizojë zgjedhjet për një kryetar të ri.
Patjetër që vendimet e kuvendit do të shkojnë për t’u regjistruar në regjistrin e partive politike. Nuk ka përplasje sepse statutet kanë datën e tyre kur janë miratuar. Kështu që Gjykata do të duhet të regjistrojë statutin që ka dalë nga Kuvendi i mëparshëm dhe më pas ndryshimet e kuvendit të fundit.
Ishte një veprim tërësisht normal. Meqë ishte për herë të parë që do shkonim, ne pimë një kafe së bashku dhe vajtëm në zyrë për veprimtarinë tonë. Nuk kemi pas njerëz me vete. Ishin pak njerëz militantë në oborrin e PD-së. Pimë kafe së bashku dhe vajtëm në zyrë për punimet, ashtu siç do shkojmë çdo ditë, sepse kemi punë për të bërë. Kemi një referendum përpara.
(E.H/Faxweb.al)