12:35 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pse shkoi në selinë e FRD-së para zgjedhjeve? Meta i përgjigjet Kushtetueses: Ishte një ngjarje e shëmtuar që u provokua nga Bashkia e Tiranës

09:57 | 08/02/2022
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse shkoi në selinë e FRD-së para zgjedhjeve? Meta i përgjigjet Kushtetueses: Ishte një ngjarje e shëmtuar që u provokua nga Bashkia e Tiranës

Presidenti Ilir Meta ka bërë sot publike përgjigjet e 72 pyetjeve që i kanë bërë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Në mesin e pyetjeve të bëra nga Kushtetuesja është edhe ajo se pse presidenti shkoi fizikisht në selinë e një partie politike, siç ishte rasti i FRD-së, kur Bashkia e Tiranës, kërkoi që të ndryshonte pronësinë e godinës.

Meta thotë se sulmi politik ndaj një partie politike nga policia, sidomos gjatë periudhës zgjedhore cenon interesin publik.

Pse zgjodhi Presidenti të shkojë fizikisht në selinë e një partie politike?

Përgjigje: Është tërësisht në diskrecionin e Presidentit të Republikës të zgjedhë formën se si zhvillon takime, vizita, ndërmerr veprime, apo si ndërvepron me qytetarët, aktorët politikë, apo ata institucionale.

Në çdo rast, Presidenti i Republikës, në respekt të ligjit, ka komunikuar për ngjarje apo situata të caktuara me shkrim, apo me praninë e tij të drejtpërdrejtë.

Në respekt të plotë të kësaj mënyre veprimi, ligjore dhe institucionale, ka komunikuar edhe në rastin e kësaj ngjarjeje të shëmtuar, të provokuar në mënyrë të paligjshme nga Bashkia e Tiranës, ndaj një subjekti politik, në shenjë hakmarrjeje vetëm për faktin se ishte regjistruar në koalicionin opozitar.

Sulmi politik ndaj një partie politike nga policia, sidomos gjatë periudhës zgjedhore cenon interesin publik. Për më shumë, aktet që vërtetojnë veprimet e dhunshme e të paligjshme të Bashkisë Tiranë, i janë bashkëlidhur parashtresave të depozituara.

(E.K/Faxweb.al) 

Pas

‘Do më vrasin te Mali me Gropa’, ja përgjigja e Metës për gjyqtarët e Kushtetueses: Nëse është ankuar ndonjë vend partner, lutemi që të na e bëni me dije

Para

E kishte kthyer lokalin në pikë bastesh, arrestohet pronari në Elbasan/ E ‘pësojnë’ keq dhe 10 klientë (DETAJET)

Para
E kishte kthyer lokalin në pikë bastesh, arrestohet pronari në Elbasan/ E ‘pësojnë’ keq dhe 10 klientë (DETAJET)

E kishte kthyer lokalin në pikë bastesh, arrestohet pronari në Elbasan/ E 'pësojnë' keq dhe 10 klientë (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/U kapën në flagrancë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, arrestohen 2 shtetas

Situata përshkallëzohet në jug të Sirisë, përleshje dhe sulme ajrore izraelite në Damask

Aksident i rëndë në hyrje të Fushë-Krujës, plagosen rëndë 3 persona

Rama: Një ditë do kemi një ministër me Inteligjencë Artificiale, s’ka kushërinj për të punësuar

Kreu i ri i BKH-së: 7 kandidatët e përzgjedhur nga SPAK për fazën e radhës

Senatori amerikan Marco Rubio: Diplomatët të përmbahen nga komentet për drejtësinë ndërkombëtare

“Zinxhiri ka dështuar”, Rama kritikon institucionet për ndërtimet pa leje në Theth

Zelensky vazhdon riorganizimin: Emëron ish-ministrin e Mbrojtjes sekretar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

24 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 4 ende aktive, mbi 154 hektarë të djegura

Rama me batutë për zhvilluesit: Keni instrumente të na dëmtoni nëse doni hakmarrje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.