Kreu i Libra-s Ben Blushi sulmon sot qeverinë e Edi Ramës, kjo për shkak të shkarkimit të papritur të katër ministrave, Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Bledi Çuçi dhe Blendi Klosi.
Blushi shprehet se qeveria e Rilindjes ka dështuar dhe këtë e argumenton me shkarkimin e ministrave, për të cilët Rama u shpreh se kanë punuar shumë mirë, pavarësisht vendimit për t’i larguar nga kabineti qeveritar.
“Qeveria sot jep një remel dhe merr një buzëkuq, jep një rezervë kineze dhe merr një stilolaps turk, kështu e bëtë qeverinë, ju nuk mbani përgjegjësi t’u tregoni qyteëtarëve shqiptarë pse dështoi qeveria. Qeveritë ndryshohen kur dështojnë, kur dështojnë reformat, kur rriten çmimet, kur s’ka investime…
Edi Rama këtë javë nuk e tha këtë gjë, çfarë tha ai këtë javë? Po i shkarkoj ministrat tha se kanë punuar shumë mirë, kush punon shumë mirë s’ka vend në qev time. Si një shumicë e shpartalluar, nuk keni aftësi as dinjitet të mbroni punën tuaj sepse jeni nën urdhrat e Edi Ramës. ‘Jo se kam shkarkuar Saimirin e kam ngarkuar’, tha ai. Ka shkarkuar Saimirn dhe ka ngarkuar Fatmirin. Pse ndryshohet qeveria që ka votuar, s’ka përgjigje. Flisni për produkte kozmetike për kinkaleri. Vendi është , nuk ka vende pune, ka rënë cilësia e jetesës, nuk ka konsum. 100 mijë shqiptarë kanë ik nga Shqipëria dhe ka 100 mijë më pak vende punë. Mijëra studentë ngelën pa shkollë për shkak të reformës së dështuar në arsim.
Patëm një debat, Shqipëria apo partia? Kur edhe unë për fat të keq isha pjesë e juaja. Partia para Shqipërisë tha Edi Rama. Interesi partiak para shqipërisë, po i çoj ministrat për të marrë vota, duke qenë ministra humbni vota. Partia doli e para, mbi interesin publik. Realizmi socialist nuk i afrohet skecit të kësaj javë. Nuk është faji i ministrave, Beqaj për koncesionet është Edi Rama përgjegjës.”, tha Blushi në seancën e sotme plenare.
Blushi përmend edhe kreun e Lëvizjes “Zgjidhja” brenda Partisë Socialiste, i cili ka kohë që shprehet për legalizimin e kanabisit.
“Doli Koço nëpër Shqipëri ta legalizojmë kanabisin, por Rama nuk foli asnjë fjalë dhe kanabisi nuk u legalizua por ne sot jemi kthyer në Kolumbinë e Europës. Doli Rama dhe u tha qytetarëve: mbillni kanabis për të luftuar varfërinë sepse jeni shumë të varfër dhe shumë të mirë.”, shton Blushi. (D.D/Shuplaka)