09:07 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Pse s’mund të regjistrohet asnjë kandidat për deputet”, zbardhet njoftimi i PD-së në KQZ

11:23 | 29/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bylykbashi: OSHE ka punësuar 1200 Freshistë, do dalin derë më derë

Është zbardhur njoftimi i paralajmëruar i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në një konferencë për mediat, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi u shpreh se ka skaduar afati i regjistrimit të listave të kandidatëve për deputetë.

Ai theksoi se nëse KQZ shkel këtë afat të skaduar prej mesnatës, do të shkelte ligjin nëse do t’i regjistronte sot.

“Ka skaduar afati. Çdo regjistrim listash do të përbënte shkelje. KQZ nuk ka asnjë mundësi ligjore të regjistroje listat, nuk ka mundësi ligjore për të ndryshuar rregullat. Do jetë haptazi një paligjshmëri. Nga dita e sotme askush nuk regjkistron dot më lista. Ka përfunduar ligjërisht nga mesnata, ka rënë dekreti i Presidentit.”, u shpreh ndër të tjera Bylykbashi.

Reagimi i plotë i Bylykbashit:

“Me datë 28 prill në mesnatë ka skaduar afati i regjistrimit për kandidatë në parlamentin e Shqipërisë. Që pas kësaj date, askush nuk mund të regjistrojë më lista. Çdo regjistrim i listave në KQZ do të ishte shkelje e ligjit. Kodi Zgjedhor është shumë i qartë. Listat e kandiatëve të partive politike apo edhe e kandidatëve të pavarur, regjistrohen jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Data e dekretuar e zgjedhjeve është 18 qershor, e cila fillon në orën 00.00 dhe nuk llogaritet në afat, kështu që dita e 50-të përpara kësaj date është data 29 prill në ora 00.00 sot në mëngjes.

E për rrjedhojë çdo regjistrim që do të bëhej gjatë ditës së sotme do të ishte i paligjshëm sepse do të ishim para 49-të ditësh e disa orësh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka më asnjë mundësi ligjore të regjistrojë lista. Nëse e bën është duke shkelur ligjin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe askush tjetër nuk ka asnjë mundësi ligjore për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, për të ndryshuar rregullat. Nëse e bën do të jetë haptazi jo vetëm në një paligjshmëri por haptazi edhe në një veprim të njëanshëm politik e partizan që nuk është aspak çudi me qendrimin që ka treguar deri tani, por kjo do të ishte një paligjshmëri e hapur.

E theksoj, nga dita e sotme askush nuk regjistron më lista dhe nga dita e sotme ose më mirë të themi nga mbrëmë në mesnatë ka përfunduar ligjerisht, përveçse politikisht, edhe kjo farsë që u quajtën zgjedhjet e dekretuara më 18 qershor. Praktikisht dhe ligjërisht ka rënë edhe dekreti i Presidentit. E vetmja mënyrë që shqiptarët nga sot e tutje të votojnë të lirë në zgjedhje të lira dhe të ndershme është një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike e cila do ti mundësojë ata në një moment tjetër të votojnë me kushte të tjera dhe jo me këto që imponon kjo maxhorancë”.

(XH.A/SHUPLAKA)

Oerd Bylykbashi
Etiketa: KQZlistat e kandidateveoerd bylykbashi
Pas

“A ju vjen keq që nuk do e mbajë Edi Rama portretin tuaj”, si u përgjigj Ilir Meta

Para

”Për të gjithë mosmirënjohësit që kanë shkruar fjalën ”Fund”, ne u themi…”, mesazhi i këshilltarit të Metës pas zgjedhjes president

Para
”Për të gjithë mosmirënjohësit që kanë shkruar fjalën ”Fund”, ne u themi…”, mesazhi i këshilltarit të Metës pas zgjedhjes president

''Për të gjithë mosmirënjohësit që kanë shkruar fjalën ''Fund'', ne u themi...'', mesazhi i këshilltarit të Metës pas zgjedhjes president

Discussion about this post

 



Të Fundit

Friedrich Merz i bën thirrje Izraelit të lejojë ndihmën humanitare në Gaza

Arrestohet autori i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar në Greqi

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Sot seancë plenare në Kosovë, tentativa e 20 për konstituimin e Kuvendit

FMN: Rritja ekonomike 4% në Kosovë, inflacioni 2.25% gjatë vitit 2025

Nxorri armën dhe e qëlloi në fytyrë/ Arrestohet autori i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi! Cilat janë pistat ku po heton policia

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Harta e divorceve, shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.