Në një komunikim me mediat mbi Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama nga holli i aeroportit të Rinasit, i pyetur për Fax News se pse duhet t’ju besojnë shqiptarët kur ju keni dhënë garanci për Elvis Roshin dhe Saimir Tahirin u përgjigj se nuk u heq asnjë presje atyre që ka thënë.
“Së pari sepse duhet të më besojnë shqiptarët mua lejani shqiptarëve,me shqiptarët merrem vesh vet. Së dyti unë kam qendruar strikt edhe në rastet që ju përmendet dhe të kthehesha mbrapa do të bëjë të njëjtën gjë sepse i jam referuar atyre që kam ditur në rastin e parë dhe në rastin e dytë unë nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë për Saimir Tahirin.
Në rastin konkret nëse është cënuar moralisht figura e ministrit të Brendshëm e kam thënë ai do të fllojë të rri në krye të detyrës të cilën e bën me ndershmëri dhe me rezultate domethënëse.”
(M.Q/Faxweb)