Ish—prokurorja Elisabeta Imeraj ka shpeguar se pse janë përzgjedhur shtetas të huaj për të realizuar vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Imeraj u shpreh se ky është një plan i mirëmenduar, që nga zgjedhja e personave të huaj të përfshirë në plan, deri tek ekzekutimi i tij.
”Bëhet fjalë për një plan të mirëmenduar. Porositësi ka patur një ide të qartë se si do realizohej ardhja e pasojës dhe cilët janë personat që do përfshinte. Në kushte normale, porositësi mund të kishte siguruar dhe vrasës brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.”– tha ish-prokurorja.
Sipas Imeraj, zgjedhja e shtetasve të huaj për realizimin e planit është bërë me qëllim për të minimizuar gjurmët, si dhe kontaktet e drejtpërdrejta të autorëve.
“Në idenë e porositësit, sipas mendimit tim, është për të bashkëpunuar ose për të gjetur autorë nga shtete të tjera lidhet me faktin që të evitojë ose minimizojë gjetjes së gjurmëve të veprës penale që kishte ndërmend të kryente dhe që realisht erdhi dhe ndodhi si pasojë.”- theksoi ajo.
E ftuar në një intervistë rreth ngjarjes, ish-prokurorja theksoi se përfshirja e autorëve të huaj në këtë ngjarje ka patur kosto jo të vogël ekonomike.
Realizimi i një formati të tillë me shtetas të huaj të sjellë që andej para 2 muajsh, pra ka parapërgatitur zonën, terrenin dhe të gjitha me radhë, ka dashur ose më saktë qëllimi ka qenë jo vetëm i ardhjes së pasojës nëpërmjet këtyre autorëve, por edhe evitimit të gjetjes së gjurmëve.
Marrja e shtetasve të huaj, sjellja e tyre këtu, akomodimi i tyre, krijimi i kushteve për njohjen me zonën, territorin, mbajtja e tyre kjo përkthehet edhe me kosto e cila është pjesë e planit të mirëmenduar”, deklaroi Imeraj.