Ish-këshilltar i Bamir Topit dhe Aleksandër Moisiut në kohën kur ata ishin presidentë, Afrim Krasniqi, komenton shkarkimin e ministrave Saimir Tahiri dhe Ilir Beqaj nga detyra.
Sipas Krasniqit, largimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri erdhi si pasojë e presionit të madh ndërkombëtar, ndërsa largimin e Beqajt e konsideron si një lajm të mirë.
I ftuar në “Tonight Ilva Tare”, Krasniqi shtoi se në këtë vendim ka ndikuar edhe protesta e opozitës.
“Argumenti kryesor sipas meje është presioni i jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Në 10 ditët e kaluara unë kam qenë në tavolina me diplomatë shumë të njohur në Tiranë dhe pjesë e diskutimeve ka qenë nëse oferta e shkarkimit të ministrit të Brendshëm i kënaq palët apo jo.
Të gjithë ishin në një zë që ai të largohet. Lidhet me një arsye të thjeshtë. Ajo që ndodhi vitin e kaluar është e pashembullt.
Pjesa tjetër, duke përjashtuar ministrin e Shëndetësisë, i cili është lajm i mirë që u largua, pjesa tjetër janë për të mbushur që personi të mos le të themi si viktimë politike, por si një lloj alibie dhe është përdorur historikisht edhe nga qeveritë e djathta.
Nuk mund të thuash se këta janë më të mirët dhe më të mirët po i largoj dhe kjo është paradokse.
Je kryeministër i gjithë shqiptarëve dhe duhet të ketë një sens përgjegjësie. Ka ndikuar protesta e opozitës. Ka ndryshuar agjenta parlamentare. Kemi replika përmes ekraneve”, tha Krasniqi. (D.D/shuplaka)