Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka qenë sot në një intervistë në ‘’Top Story’’ me Sokol Ballën. Meta ka patur një javë goxha të ngarkuar duhet thënë sidomos pas akuzave mes Llallës dhe ambasadorit amerikan Donald Lu. Ai ka shprehur vlerësimin e tij për ambasadorin amerikan.
‘’Besoj se ccdo gjë ka qenë e qetë. Poezia që kam përdorur të Agollit ka qenë për të shuar gjakrat. Mediat raportojnë duke nxitur debate të tepërta. Unë nuk jam palë në asnjë koflikt me askënd. Unë jam pakt me transparencën dhe të vërtetën. Sidomos për një process që ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë sicc ishte shorti i emërimeve në KED.
Pas akuzave që janë ngritur ndaj një ambasadori të veccantë sicc është Donald Lu dhe akuzave ndaj tij, kam ndjerë për detyrë të jepja një sqarim. Nëse ndonjë prokuror ose prokurore e Republikës së Shqipërisë është përjashtuar nga kjo garë që ja jep mundësinë ligji dhe Kuvendi dhe jo zoti Llalla dhe ky shqetësim vjen ju keni për ta parë që unë do të kem një qëndrim krejt tjetër ndaj zotit Llalla’’, është shprehur Meta.
‘’Unë nuk e mendoj kurrë që ambasadori është çmendur. Ose ka një informacion që unë nuk e kam ose ai është disinformuar’’, ka thënë Meta.
Meta vijon më tej duke thënë se ai nuk ka patuir asnjë shqetësim të konstatuar me shortin për emërimet në Drejtësi.
Vijon…