Policia e Gjirokastrës pas hetimeve të kryera ka zbardhur vrasjen e 43-vjeçarit i cili u gjet i vrarë me armë zjarri dje në fashtin Rabie.
Në bazë të hetimeve të kryera policia në bashkepunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër egzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalimin e shtetasve: Hetem Muho, 59 vjeç, banues në Sarandë si dhe Dino Muho, 20 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tyre, (babë e bir) u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, diten e djeshme rreth ores 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A.M., 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie.
Nga teresia e veprimeve dyshohet se dy autoret e kane vrare shtetasin A.M. për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjinës së autorëve.
Materialet proceduriale ne ngarkim te shtetasve të ndaluar i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasje me dashje kryer ne bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”.
(M.Q/Faxweb)