U duk se miqësia e tyre do të ishte nga ato të përjetshmet, po mesa kuptohet jo gjithçka ka shkuar mirë për dy nga bukuroshet e showbizit shqiptar. E kemi fjalën për Rezarta Shkurtën dhe Zajmina Vasjarin që mesa duket nuk janë më shoqe me njëra-tjetrën.
Ditët e fundit Zajmina është duke kaluar një nga periudhat më të veçanta në jetën e saj siç është ajo e pritjes së ëmbël, ndërkohë që Rezarta nuk duket asgjëkundi me ndonjë dedikim në rrjetet sociale.
Thashetheme për to ka pasur edhe më parë prej faktiti se nuk e ndiqnin njëra-tjëtrën në rrjetet sociale, thëshethem të cilin nxituan që ta përgënjeshtronin. Po tashmë nuk mund të fshihet dot më. Kjo pasi Rezarta nuk ishte pjesë as e festët së baby shower-it për vogëlushen që Zajmina do të sjellë në jetë së shpejti.
Se cili do të jetë argument i rradhës nga ana e dy bukurosheve na mbetet të presim dhe të shohim. Dimë të themi që shenjat mes tyre nuk janë fort të mira.
(E.K/FAXWEB)