Kanë kaluar vetëm pak kohë nga ndarja e çmimeve Osacar, organizuar nga Vanity Fair, ku ajo pushtoi shtypin rozë ndërkombëtar dhe të gjitha kopertinat.
Në një rrëfim për prestigjiozen britanike ‘’Daily Mail” ka folur për këtë zgjedhje të saj duke deklaruar se veshja e saj thuajse topless, u keqinterpretua nga mediat botërore dhe se të dalësh lakuriq në publik është art, jo një mënyrë për të tërhequr vëmendje.
Këngtarja e cila u zhvendos në Los Angeles shumë vite më parë, rrëfeu për të përditshmen britanike se fustani ishte tërësisht zgjedhje personale dhe se i pëlqen që të jetë krijuese me veshjet e saj. Ajo zbuloi gjithashtu se e kishte zgjedhur fustanin pikërisht për fushatën #MeToo.
“Femrat kanë qenë të shtypura prej kaq kohësh, të trajtuara si objekt nga meshkujt e industrisë së argëtimit. E vesha atë fustan për fushatën #MeToo. Ata duhet të kuptonin se jam e lirë dhe më lejohet të shpreh veten për atë që jam në të vërtetë.” Sipas Bleonës të gjitha femrat duhen të jenë të afta që të ndihen rehat.
“Të gjitha femrat duhet të jenë të afta që të ndihen rehat me personin që janë. Nëse Iggy Pop mund të dalë lakuriq apo pa bluzë, përse nuk mund të bëjnë edhe femrat të njëjtën gjë?”, u shpreh Bleona.
Gjithashtu ajo sulmoi dy standardet që sipas saj aplikon industria për femrat.
“Nëse do ta kishte Kim apo Beyoncé dhe do të dukeshin njësoj si mua, ato do të “kishin thyer internetin”. Do të kishte qenë: O zot ato duken të mrekullueshme! Kim e bën këtë çdo ditë”, shprehet Bleona, ndërsa shton: “Megjithatë, ngaqë nuk të njohin përkthehet se po kërkoj vëmendje”. Pavarësisht kësaj, ajo shprehet se ka qënë shumë nervoze dhe ankthi që ka shoqëruar atë ditë ka qënë I papërshkrueshëm.” Sipas saj pjesmarrja në evenimet të tilla I vbene njerzit të ndiheb të previlegjuar dhe të reliuar në atë që ata kërkojnë.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post