Pas transferimit për shifrën record prej 222 milionë eurove të brazilianit Neymar, Parisi ka bërë një tjetër goditje të bujshme. Bëhet fjalë për transferimin e talentit Kylian Mbappe i cili është lojtari më i ri i skuadrës së madhe franceze, Paris Saint-Germain.
Marrëveshja e arritur parashikon një huazim të thjesht një vjeçar me mundësi blerje për 180 milionë euro dhe vazhdim të kontratës për katër vite.
“Paris Saint-Germain janë shumë të lumtur të ju njoftojnë se kanë arritur marrëveshje transferimi me Kylian Mbappe”, thuhet në njoftimin e klubit. (B.H/Shuplaka)