PSG është dorëzuar dhe do të shesë Neymarin. Kampionët e Francës janë të lodhur nga tekat e vazhdueshme të sulmuesit dhe duan ta rikthejnë te Barcelona.
Kampionët e Francës i kanë bërë një kundër ofertë spanjollëve: para dhe kartonin e Clement Lenglet për Neymarin. Drejtuesit e Barcelonës do ta mendojnë një mundësi të tillë, por donin të përfshinin Dembelenë dhe Coutinhon në bisedime.
Kryeqytetasit nuk pranojnë asnjë ofertë tjetër përveç parave dhe kartonit të mbrojtësit. Topi është në krahun e Barcelonës tashmë.
Discussion about this post