Mbrojtësi i Paris Saint Germain, Milan Skriniar foli për mediat në prag të sfidës në Champions League që ekipi i tij do të luajë kundër Milanit nesër mbrëma në San Siro.
Sllovaku është një ish-interist dhe ndeshjet kundër Milanit i ka përjetuar gjithnjë si derbi. Tani që kthehet si kundërshtar në Milano, ai tregon për emocionet e tij në prag të sfidës.
“Kam luajtur shumë derbi. Flas me shokët e mi tek Inter dhe i dërgojmë mesazhe njëri-tjetrit. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe për tifozët e Interit është gjithnjë mirë kur Milani humbet. Do të jetë një ndeshje speciale. Presim një takim të vështirë, ndryshe nga ndeshja e parë. Mliani është në pak vështirësi, por kur je në një periudhë si kjo mund të nxjerrësh diçka më shumë sepse ata kanë cilësi të madhe dhe trajnerë të mëdhenj”, u shpreh Skriniar.
Discussion about this post