21:27 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Psikologia rrëfen momentet e vështira pas diagnostikimit me kancer: Si e mposhti dhe një mesazh për të gjitha gratë (HISTORIA)

12:55 | 05/10/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Psikologia rrëfen momentet e vështira pas diagnostikimit me kancer: Si e mposhti dhe një mesazh për të gjitha gratë (HISTORIA)

E fortë, e guximshme, e qeshur dhe plot pozitivitet psikologia Silvana Loka rrëfeu në “Pasdite në Top Channel” historinë e saj të betejës me kancerin e gjirit. Psikologia e njohur që është njëkohësisht edhe pedagoge në Universitetin e Tiranës shprehet se ishte e vetme kur ajo konstatoi nga analizat e kryera rutin se kishte një masë që me shumë mundësi mjekët i thanë se mund të jetë tumor.

Menjëherë, brenda 24-orëve ajo bëri të gjitha analizat që duheshin për konfirmimin përfundimtarë, ndërkohë që të afërmit e saj ndodheshin jashtë shtetit. Duke kujtuar ditët e vështira psikologia tregoi se momenti kur ajo i rrëfeu sëmindjen njerëzve të saj të zemrës nuk ishte aspak e lehtë.

Ajo shton se nuk e di se se ku i ka gjetur fjalët për t`ia dhënë lajmin bashkëshortit dhe vajzave sepse bëhej fjalë për një sëmundje e cila do të pasohej me ndryshime në fizikun e saj dhe ndoshta do t`ia merrte jetën.

Fatmirësisht ajo e mundi luftën kundër kancerit pasi vendosi të qëndronte e fortë, të mendonte me optimizëm dhe të mos e kthente kokën pas për të pyetur pse ajo, por të shikonte përpara dhe të mendonte se kjo ishte vetëm cështe kohësh. Gruaja me shami në kokë mes emocioneve tregoi momentin e parë kur ajo u përball me rënien e flokëve gjate kimioterapisë.

“Vendosa qëllimisht të mos pranoja një mundësi që më thanë doktorët se gjatë kimioterapisë mund të ruaja flokët nga rënia. Jam prind i dy vajzave, unë dëshirova që vajzat e mia ta njihnin diagnozën të plotë, me të gjitha kostot. Dua që vajzat e mia kur te shikojnë fotot e mia vitale të kuptojnë që asgjë s’iu ishte fshehur pas gishtit”, tha Silvana në “Pasdite në Top Channel”.

Duke u përpjekur për të dhënë një mesash sensibilizues për të gjitha gratë e tjera që vuajnë nga e njëjta sëmundje ajo thot se u përpoq të mos ndryshonte asgjë në rutinën e jetës së saj, duke mos hequr dorë nga angazhimet, puna dhe familja.

Ajo këshillon gratë e tjera se asnjëherë të mos preken nga reagimet e të tjerëne në momentin që bien flokët duke e ilustruar me një nga ngjarjet të cilën e kishte përjetuar vetë.

”Në njërën nga pasditet shkoj te marketi i lagjes dhe djali i njërës nga mikeshat e mia më pyet pse i ke flokët e sheshte, babai i tij u vu në siklet. Pse e pyet teta Silven dhe e vë në siklet, jo i thashë prit se duhet t’i përgjigjem. I thashë teta ka pas një sëmundje dhe do t’i kaloje tetës dhe do kem sërish flokët e kuqe kaçurrele.”-rrëfen ajo duke theksuar se kjo sëmundje ka nevoj vetëm për pozitivitet dhe buzëqeshje.

(B.N/SHUPLAKA)

 

Etiketa: mesazhimposhti kancerin e gjiritpsikologiasilva
Pas

Edi Rama ka një fjali për Lulzim Bashën që zuri foltoren e kuvendit

Para

Pse Edi Rama i tha gazetarit “Kjo është ABC-ja e gazetarisë”

Para
Pse Edi Rama i tha gazetarit “Kjo është ABC-ja e gazetarisë”

Pse Edi Rama i tha gazetarit "Kjo është ABC-ja e gazetarisë"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.