Një mendje e shëndoshë do t’ju ndihmojë të gjeni rrugën tuaj përmes jetës, kështu shprehet psikologia Rudina Koromani, në një intervistë frymëzuese për Fax News me gazetaren Sedjana Huna. Ajo ndau këshilla të vlefshme për mirëqenien mendore dhe ruajtjen e një mendje të shëndetshme në jetën e përditshme.
Rudina Koromani duke theksuar rëndësinë e shëndetit mendor, na tregoi disa hapa të thjeshtë, por efektivë për të patur një mendje të qetë dhe vit të suksesshëm. Sipas psikologes, një mendje e qetë është një mendje e fortë.
Ajo u shpreh se meditimi, frymëmarrja e kontrolluar dhe teknikat e relaksimit ndihmojnë për të reduktuar stresin dhe për të përmirësuar fokusin. Ndër të tjera Koromani shtoi se rutina e përditshme ndihmon në krijimin e një ndjenje stabiliteti. Gjumi i rregullt, ngrënia e shëndetshme dhe një orar i organizuar janë kyçe.
Psikologia vuri theksin te koha që kalojmë me njerëz që na motivojnë dhe na mbështesin. Marrëdhëniet pozitive forcojnë ndjenjën e përkatësisë dhe reduktojnë ndjenjat e izolimit. Për ta nisur vitin mbarë në fokus duhet të kemi kujdesin ndaj emocioneve tona dhe shëndetin tonë mendor dhe psikologjik,.