19:06 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Psikologjia e fantazmave: 4 shpjegime të mundshme shkencore

17:29 | 05/11/2016
në Te Gjitha
0

1. Anomali të trurit

Fantazmat kanë prirjen të shihen sikur ikin e vijnë me shpejtësi. Këta imazhe janë iluzione që prodhon truri, që mund të burojnë nga një gjë aq e thjeshtë sa edhe lodhja, thotë Joe Nickell, studiues në Komitetin për Kërkime Skeptike. “Eshtë një marifet i syrit”, sipas NIckell. “Syri kapsallitet, ose një insekt kalon atypari dhe kjo gjë shkakton menjëherë fryrjen e një imazhi mendor. Eshtë si një ekspozim i dyfishtë i kamerës për një moment të shkurtër”.

2. Helmim nga monoksidi i karbonit

Mbështetësit e kësaj teorie flasin për një ngjarje të supozuar në vitin 1921. Familja, e pagëzuar si familja H në literaturën mjekësore, u zhvendos në një shtëpi të vjetër dhe filloi të dëgjojë orendi që lëviznin dhe zëra të cuditshëm. Por pas një investigimi, u zbulua që nga një sobë kishte rrjedhje të monoksidit të karbonit. Doktorët konkluduan se simptomat shkaktoheshin prej mungesës së oksigjenit.

3. Infratingujt

në vitin 1998, lektori Vic Tandy nisi të vërejë ndodhi të cuditshme në laboratorin mjekësor në Coventry University në Angli. Duke qenë njeri i shkencës, ai iu vu punës që të zbulonte burimin. Ai gjeti një valë zanore me frekuencë shumë të ulët (19 Hz) e padëgjueshme për veshin e njeriut – që njihen si infrasound – që vinte nga një aparat ventilimi i instaluar së fundmi. Infratingujt njihen që shkaktojnë panik, corientim dhe ndryshim të ritmit të zemrës. Kur u hoq ventilatori, edhe shfaqjet e cuditshme u ndalën.

4. Influencat e jashtme

Një studim në Universitetin e Londrës në 2014 kishte vullnetarë që shihnin filmimin e një psikiku që përthyente një celës metalik me mendje. Në një pjesë të eksperimentit, pjesëmarrësit e panë videon me një partner, i cili pa e ditur ata po punonte me ekipin mjekësor, dhe këmbëngulte që e kish parë celësin të përthyhej. Vullnetarët ishin më të prirur të thonin që forma e celësit kishte ndryshuar, kur ishin me dikë që pretendonte se edhe ai e kish parë. “Rrëfimi i një personi mund të ndikojë në kujtesën e një tjetri”, tha bashkëautori i studimit, Christopher French./bota.al

Etiketa: fantazmashkencoreshpjegime
Pas

4 persona tentojnë të rrëmbejnë 18-vjeçarin në Durrës

Para

Media gjermane: Shqiptarët, të vetmit ku Putin s’mund të shtrijë ndikimin

Para

Media gjermane: Shqiptarët, të vetmit ku Putin s’mund të shtrijë ndikimin

 



Të Fundit

Copëtoi djalin e saj me sëpatë në Itali, nëna zbulon shkakun e vrasjes makabër

I dërguari special i SHBA, Witkoff viziton qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gazë

Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, SPAK kërkon pushimin e çështjes për dy të pandehurit

Draft Kodi i ri Penal, reagon Delegacioni i BE në Tiranë: Jemi të shqetësuar, mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes! S’janë në përputhje me standardet Europiane

Pas aksionit të prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth, Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit: Kurora e artë e Shqipërisë

Starmer dhe Zelensky përshëndesin ultimatumin e Trump ndaj Rusisë për paqen

Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në Nju Jork dhe Nju Xhersi, autoritetet shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Kreu i Republikës Sprska Milorad Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, unë mbetem president

Zhvillohet samiti i bashkëpunimit midis Turqisë, Italisë dhe Libisë, në fokus emigracioni dhe shfrytëzimi i burimeve energjetike në Mesdhe

Rritja e tarifave nga SHBA, pesë produktet që tashmë shiten më shtrenjtë në Kanada

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.