22:24 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Ptuu farë e keqe! Po ju troket tek porta ajo që s’ua pret mendja

20:29 | 04/02/2017
në Te Gjitha
0
Ptuu farë e keqe! Po ju troket tek porta ajo që s’ua pret mendja

Nga Artan Hoxha*

Korporata e miliarderëve, latifondistëve, ndërtuesve, pronarëve të hoteleve dhe vilave turistike etj, reagon se i është prekur dinjiteti, pse i janë hequr nja 20 kokrrave vizat amerikane. Po ju nuk u duhet hequr viza, këtë e keni sorbetto për shpëlarje.
Ju u duhet hequr pasuria, diamantet që mbani në duar e qafë, makinat luksoze dhe vilat në bregdet. Po ku keni dinjitet ju që e keni masakruar këtë popull për 25 vite.

I vodhët pronat, tokat e kullotat, shtëpite prej qerpiçi e kullat ne Alpe, u vodhët lopen në haur dhe pulat në kotec. I futet në vëllavrasje, u shkatërruat familjet dhe jetën.

Nuk late fakir e hallexhi, nga jugu në veri pa i plasur në burg si kriminelë.

Nuk latë kriminel e hajdut, nga Konispoli në Vermosh pa i liruar nga burgu si gjynafqarë. Për çfarë dinjiteti flisni ju mor të pafytyrë?! Po si u tha gjuha dhe nuk e ngritët njëherë zërin për kolegun tuaj që e masakruan në mes Vlorës ditën për diell. E harruat Skerdilajd Konomin si një trung të djegur nga mafia e pronave, pse fitoi pronën e trashëguar në Gjirin e Lalzit. Po ç’dinjitet keni ju, kur liruat nga burgu vrasësit e Gërdecit dhe 21 Janarit, kur votuat alla-manita 5-0, atë që del dhe u mbron sot nga mëngjesi në darkë.

Çfarë ligji keni zbatuar ju, kë politikan kusar dhe qeveritar hajdut dënuat ju?

Kujt nga këta që u morën nga kursi i Plepave dhe u bën zengjine, i treguat burgun. Ndërsa popullin, e ropët përsëgjalli, ia morët gjithçka kishte. Edhe qindarkën e fundit, edhe jetën ia morët.
I treguat derën e burgut edhe për një faturë dritash të papaguar, kushtonte sa mëngjesi juaj.

Katilë e xhahilë, të pafytyrë dhe të pacipë, matrapazë edhe kusarë si jeni, edhe pikën e fundit ia thithët si shushunja këtij vendi.

“Nderi”, “burreria”, “dinjiteti” dhe “integriteti” juaj u prekërka pse u hoqën mundësinë të harxhoni një qime nga pasuria juaj përtej oqeanit.

Ai apo ata që u kanë premtuar se do t’u kalojnë pa lagur nga kjo furtunë, ju kanë mashtruar. Këtë radhe nuk keni derman, as ju dhe as ata. Ulni kokën si të menderosur dhe nxirosur që jeni, vrisni mendjen si do e shpëtoni pasurinë tuaj, se te dera po u troket ai qe s’ja u pret mendja…
Ptuuuu farë e keqe, edhe në varr doni ta merrni me vete këtë popull….

*Marrë nga rrjeti social Facebook, i gazetarit Artan Hoxha

artan-hoxha

Etiketa: artan hoxhaopinion
Pas

Komisioni hetimor i “ CEZ” ultimatum Shkëlzen Berishës: Ose hajde dëshmo, ose do të marrim me forcë!

Para

Ballafaqimi Llalla –Lu, provokon fenomenin e Hidrës së Mitologjisë

Para
Ballafaqimi Llalla –Lu, provokon fenomenin e Hidrës së Mitologjisë

Ballafaqimi Llalla –Lu, provokon fenomenin e Hidrës së Mitologjisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.