Gazetari i njohur Klodian Tomorri ka ironizuar në lidhje me deklarimin e pasurive të ministrave shqiptare, duke u shprehur se aq sa para deklarojnë ata mund t’i ketë dhe një njeri normal.
Duke përmendur shifrën 50 milionë lekë të vjetra, Tomorri shprehet se është një tallje e madhe që i bëhet vendit nga ana e ministrave me deklarimin e kësaj shumë, në këtë mënyrë duke lënë të kuptohet se ata kanë shumë më shumë.
“Shakaja me e madhe. Une nuk e kuptoj se si mund te merret seriozisht deklarimi i pasurise se nje ministri apo ministreje, qe thote se e kam net ëorthin 50 milione leke te vjetra.
Kjo eshte nje nga talljet me te medha te tr*pit qe eshte bere ndonjehere ne kete vend. Me net ëorth 50 milione leke te vjetra, ne Shqiperi hyn zyrtarisht tek bottom 40 per qindeshi i popullsise. Pra 40 per qindeshi me i varfer i popullsise.
Tani a ka ndonje buf pulash qe mendon se nje minister ne kete vend eshte tek bottom 40 per qindeshi? Jo minister, por edhe ndonje cope inspektoruci apo nepunesi neper zyrat e shtetit? Pale pastaj kur nje deklarim i tille merret seriozisht dhe diskutohet neper studio. Pu pu pu. Ca shakaje,” shkruan Tomorri.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post