11:33 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Publicistja kosovare merr vendimin drastik: ”Më mirë vdes se..”. Pse nuk do shkruaj më kundër Edi Ramës

11:56 | 03/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publicistja kosovare merr vendimin drastik: ”Më mirë vdes se..”. Pse nuk do shkruaj më kundër Edi Ramës

Kimete Berisha është një nga publicistet më të njohura në Kosovë. Jo pak herë ajo në qëndrimet e saj shprehte mbëshetjen e saj për kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Mirëpo pak kohë më parë, pas takimit të saj me kryeministrin Rama, në kuadër të biennales në kryeqytet, Berisha shprehej se Rama është një nga njerëzit më arrogant që ajo kishte njohur në jetën e vetë.

Një shkrim ky që u bë viral dhe në rrjetet sociale. Mirëpo sot publicistja nga kosova ka marrë  një vendim, asnjë shkrim më kundër Ramës dhe Haradinajt.

Kjo pasi me qëndrimin kundër tyre ajo ka marrë dhe reagimin e serbëve, mbështetje të cilën nuk do e donte kurrsesi.

‘’ Se, ata që i kritikojnë Ramushin dhe Edi Ramën, padashje po e fitojnë simpatinë e serbëve, dhe dikush e ka bë punën ashtu që të ‘duken’ si antishqiptarë’’, shkruan ndër të tjera Berisha.

SHKRIMI I PLOTË:

Një serbe e Kosovës, që po punojke në njërën nga institucionet tona, pardje më ndali në sheshin 
‘Ibrahim Rugova’ dhe në gjuhën shqipe më tha:

– Ti je Kimete Berisha, apo…?
Ia pranova që jam Kimetja derisa ajo u prezantua me emrin e saj has serb!

– Të lexoj tha vazhdimisht. Dhe sidomos dy shkrime tuat të fundit më kanë pëlqyer jashtëzakonisht shumë: shkrimi për Edi Ramën dhe shkrimi për Ramushin.

– Faleminderit i thashë dhe vazhdova rrugën time kokëulur.
Nuk e kisha idenë që më lexojnë edhe serbët.

Flaka e zezë më doli, m’u duk që busti i Ibrahimit më ra përmbi. Vetja m’u duk ‘tradhtare’, tepër tepër keq. Se më erdh shumë inat, shumë shumë mërzi me ju pëlqy serbëve.

Unë më përpara dua të vdes me adalet sesa t’u pëlqej serbëve ?.

Prandaj, më duhet, për inati të serbëve, m’i kursy këto dy figura, të cilët i urren Serbia, si armiqtë më të mëdhenj të saj.

…patriotizmi po ma kërkon t’u kthehem dashurive të vjetra ?.

Se, ata që i kritikojnë Ramushin dhe Edi Ramën, padashje po e fitojnë simpatinë e serbëve, dhe dikush e ka bë punën ashtu që të ‘duken’ si antishqiptarë ?

Pozitë e palakshmueshme! (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramakimete berishakosoveserbi
Pas

Gjiknuri prezanton në Konispol kandidatin Ramiz Husi: Shans për më shumë mbështetje për PS-në

Para

Denoncimi: Sherr me armë mes anëtarëve të LSI-së dhe PDIU-së, “të fortët” janë të afërm të Qazim Sejdinit, jemi në rrezik

Para
Denoncimi: Sherr me armë mes anëtarëve të LSI-së dhe PDIU-së, “të fortët” janë të afërm të Qazim Sejdinit, jemi në rrezik

Denoncimi: Sherr me armë mes anëtarëve të LSI-së dhe PDIU-së, “të fortët” janë të afërm të Qazim Sejdinit, jemi në rrezik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni “Koordinata” në Shkodër: Zbulohen dhe asgjësohen mbi 5900 bimë narkotike, procedohen zyrtarë lokalë

Inflacioni bazë në rritje, arrin nivelet më të larta në një vit

Krujë/ Zbulohet plantacion me 591 bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori

Vazhdon ngërçi politik në Kosovë , konstituimi i Kuvendit dështon për të 34-ën herë

Qëlloi gardianin e burgut të Fierit me disa të tjerë, arrestohet 32-vjeçari, dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje

Komisioni i Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, Zhupa: Ligje me porosi për të fuqizuar klientët e pushtetit. Licensa për kanabis, si licensa për vota

Ekspertët: Sulmet bërthamore ndaj Iranit nuk pritet të shkaktojnë katastrofën e Çernobilit

Abuzimet me tenderat në ARRSH, SPAK përfundon hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

Turqia rrit masat e sigurisë ajrore dhe dënon sulmet izraelite ndaj Iranit

Raketa Starship e SpaceX shpërthen gjatë testimit në Teksas (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.