Një video e publikuar së fundmi, e cila në përmbajtje të saj ka skena të tmerrshme horrori, ku një i burgosur shqiptar sulmohet nga dy të burgosur të tjerë në burgun grek të Korydhalos, po bënë xhiron e rrjetit.
Bëhet fjalë për Albert Bako shqiptarin i cili u vra në burgun grek, nga dy të burgosur të tjerë në 14 janar. Në video vihen re përplasjet e Bakos me të burgosurit e tjerë për tu mbrojtur, ndërkohë policia nuk ka mundur të reagojë për të ndaluar situatën.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë në Greqi, e cila shprehet se ngjarja në fjalë është duke u hetuar nga autoritetet.
Por nga ana tjetër, ministria ka kritikuar ashpër publikimin e imazheve duke u shprehur se minon betejën ligjore dhe policore, duke argumentuar se është pjesë e luftës së Ministrisë së Drejtësisë për burgjet e pastra dhe çrrënjosjen e qarqeve kriminale dhe interesat që i mbështesin ato
“Videoja aktuale” nga Korydallos “i referohet ngjarjeve të 14 janarit, të cilat tashmë janë duke u hetuar nga një hetues i veçantë dhe është një element i dosjes përkatëse të rastit. Sa i përket këtij rasti të veçantë, dihet se për herë të parë si drejtësia ashtu edhe qeveria kanë lëvizur me vendosmëri dhe shpejtësi për një çështje që askush nuk guxonte të prekë për vite. Luftimi i mafias së burgut. Rezultati ishte zbulimi i një rrethi të madh kriminal me të cilin askush nuk guxonte të përplaseshin përveç qeverisë së sotme.
Hetimi gjyqësor vazhdimisht zbulon aspekte të reja të ciklit të dhunës dhe krimit. Kështu, për herë të parë, një fenomen kriminal i gjerë bie mbi qarqet specifike, të cilat vazhdimisht përpiqen t’i shmangin qytetarët nga riprodhimi i imazheve në një kohë kur marrja në pyetje dhe hulumtimi i policisë janë në një pikë kthese. Publikimi i këtyre imazheve në mënyrë të drejtpërdrejtë minon betejën e madhe gjyqësore dhe policore, shërben përshtypjelënëse dhe është pjesë e luftës së vazhdueshme kundër luftës së Ministrisë së Drejtësisë për burgjet e pastra dhe çrrënjosjen e qarqeve kriminale dhe interesat që i mbështesin ato”, përfundon njoftimi i ministrisë.
Kujtojmë se Albert Bako, 37 vjeç sapo ishte transferuar në burgun e Koridhalos në Greqi nga burgu i Hania kur u vra nga dy të dënuarit e tjerë.
Ai ishte i dënuar për sulmin që bëri në Mikrolimano në një lokal në nëntor të vitit 2014, ku u plagosën 14 persona dhe shkaku i konfliktit ishte një kërcimtare.
Sipas gazetës greke “TaNea” muajt e fundit në Koridhalo kanë ndodhur rreth 10 përplasje të përgjakshme, ku rreth 26 persona të dënuar kanë humbur jetën. Pjesë e këtyre viktimave kanë qenë edhe shqiptar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)