Prokuroria e Krimeve të Rënda tërhiqet nga vendimi i saj për ndalimin e publikimit të materialeve të dosjes 339.
Dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi të cilët kishin nxjerr këtë urdhër një ditë më parë, janë tërhequr ditën e sotme, duke sqaruar se ndalimi i publikimit të akteve sekrete të dosjes 339 nuk prek gazetarët dhe mediat.
“Ky ndalim ligjor synon të ruajë sekretin hetimor dhe gjen zbatim për të gjithë subjektet proçedurale të çështjes penale nr. 339 të vitit 2016, si prokuror, oficer të policisë gjyqësore, mbrojtës ligjor, të pandehur dhe çdo subjekt tjetër që është njohur apo merr dijeni për aktet e proçedimit penal për shkak të funksionit që kryen”,-sqarojnë prokurorët.
Kujtojmë se, Prokuroria nxori urdhrin e ndalimit ditën e djeshme pas publikimit të 6 audio-përgjimeve nga gazeta “Bild”, në të cilën përfshiheshin në biseda zyrtarë të Partisë Socialiste dhe Astrit Avdylaj.
Për vendimin e Prokurorisë pak orë më parë reagoi edhe ‘Unioni i Gazetarëve’, sipas të cilëve ky urdhër është kërcënues i lirisë gazetareske duke u shprehur se e refuzojnë kategorikisht një gjë të tillë. (lexo këtu)
Discussion about this post