15:46 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Publikimi i tezave të maturantëve, reagon ministria e Arsimit: Betejë e ulët e opozitës

14:36 | 07/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikimi i tezave të maturantëve, reagon ministria e Arsimit: Betejë e ulët e opozitës

Ministria e Arsimit i është përgjigjur denoncimit të bërë gjatë ditës së sotme nga ish-kryeministri, Sali Berisha i cili ka bërë publike situatën në qytetin e Kukësit ku sipas tij, maturantëve po iu bëhen lëshime kundrejt votës (lexo këtu).

MASR deklaron se lajmet e bëra publike janë dezinformime që dalin kryesisht nga anëtarë të PD-së dhe shton se kjo nuk është aspak një gjë e re.

“Kjo nuk është aspak një gjë e re! Sa më rigoroz është testi dhe administrimi nga ana e MASR, aq edhe më të shpeshta janë dezinformimet e tyre, të cilat i dënojmë fuqishëm!”, shkruhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Periudha e maturës shtetërore përballet çdo vit me lajme të rreme për keqadministrim të testit nga ana e MASR. Këto dezinformime dalin kryesisht nga anëtarë të PD duke e përshirë edhe këtë proces plotësisht teknik, por të rëndësishëm për nxënësit, në betejën e ulët politike të opozitës.

Kjo nuk është aspak një gjë e re! Sa më rigoroz është testi dhe administrimi nga ana e MASR, aq edhe më të shpeshta janë dezinformimet e tyre, të cilat i dënojmë fuqishëm!

MASR nënvizon se do të vazhdojë të përmirësojë testin dhe administrimin e procesit deri në digjitalizimin e plotë të tij. Ky vit ka ardhur me risi sepse një pjesë e testeve do të vlerësohen për herë të parë elektronikisht duke shmangur gabimet njerëzore që mund të jenë bërë në vitet e kaluara, ndërkohë që janë shtuar edhe penalitetet për ata që do të mundohen të kopjojnë.

Njëkohësisht, falënderojmë edhe Policinë e Shtetit për ndihmën e saj në ruajtjen dhe shpërndarjen e testeve dje dhe sot.

Suksese të gjithë maturantëve në vijim për provimet e rradhës!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: denoncimiskandali me provimet ne kukestezat e provimeve
Pas

Vuçiç nxjerr zbuluar Thaçin: Më ke premtuar se heqja e taksës është punë ditësh

Para

“Isha viktimë”, modelja braziliane tregon me detaje si e përdhunoi Nejmar

Para
“Isha viktimë”, modelja braziliane tregon me detaje si e përdhunoi Nejmar

"Isha viktimë", modelja braziliane tregon me detaje si e përdhunoi Nejmar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Theksohet partneriteti strategjik për sigurinë

Lufta në Gaza, punonjësi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze humb jetën pas një sulmi izraelit

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalë në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

Lufta në Rripin e Gazës/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, shkak uria! OKB: Që nga maji, 10% e ndihmës ka mbërritur te civilët

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

Policia e Shtetit në veprim: 103 operacione dhe 761 të arrestuar në një muaj

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.