00:35 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Publikohen datat e provimeve të lirimit, nisin më 12 dhe përfundojnë më 22 qershor

08:05 | 14/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikohen datat e provimeve të lirimit, nisin më 12 dhe përfundojnë më 22 qershor

Nxënësit e klasave të nënta do u nënshtrohen provimeve të lirimit, të cilat do të zhvillohen brenda muajit Qershor, duke nisur në datën 12. Ata do i nënshtrohen tre provimeve të arsimit bazë, ku përfshihen lëndët Gjuhë Shqipe, Matematikë, Gjuhë e Huaj.

“Ditën e djeshme Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2016-2017, ku përcaktohet se harku kohor i zhvillimit të këtyre provimeve do jetë data 12 qershor deri më datë 22 qershor 2017.”, bën me dije “GSH”.

Fillimisht, nxënësit e klasave të 9-ta do i nënshtrohen provimit të parë që është Gjuha e Huaj më 12 qershor, për të vazhduar me provimin e Gjuhës Shqipe më 19 qershor dhe me Matematikën më 22 qershor.

Provimet kombëtare të arsimit bazë, fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Sipas udhëzimit të MAS-it, nxënësit e pakicave kombëtare greke dhe maqedonase, zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën Gjuhë amtare. Ky provim do të zhvillohet në datën 16 qershor 2017.

Sa i përket testit të Gjuhës së Huaj, në udhëzimin e MAS-it, testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2. Lista e gjuhëve të huaja që do të jepen si provim i detyruar janë: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

PROVIMET KOMBËTARE TË ARSIMIT BAZË
1. Gjuhë Shqipe – më 19 qershor 2017
2. Matematikë – më 22 qershor 2017
3. Gjuhë e huaj – më 12 qershor 2017
• Gjuhë amtare – për nxënësit e pakicave kombëtare greke dhe maqedonase, do zhvillohet më 16 qershor 2017
• Provimet kombëtare të arsimit bazë fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.
• Lista e gjuhëve të huaja që do të jepen si provim janë: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht

Etiketa: datatprovimet e lirimit
Pas

Football Manager bën parashikimin, si do jetë ecuria e Ligës së Kampioneve dhe kush do shpallet fitues

Para

Vodhën karburantin në Ibë, ndalohet njëri prej autorëve të dyshuar. I gjenden edhe telefonat dhe paratë

Para
Vodhën karburantin në Ibë, ndalohet njëri prej autorëve të dyshuar. I gjenden edhe telefonat dhe paratë

Vodhën karburantin në Ibë, ndalohet njëri prej autorëve të dyshuar. I gjenden edhe telefonat dhe paratë

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.