07:44 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Publikohen formacionet zyrtare në ndeshjen Shqipëri-Izrael, ja kush e merr shiritin e kapitenit

20:22 | 07/09/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikohen formacionet zyrtare në ndeshjen Shqipëri-Izrael, ja kush e merr shiritin e kapitenit

Kur kanë mbetur dhe pak minuta nga starti i ndeshjes së parë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, përballë Izraelit në “Elbasan Arena”, Panucci ka zyrtarizuar edhe formacionin.

Kështu në portë do të aktivizohet Thomas Strakosha, me numrin 1 të Lazios që ka fituar balotazhin me Etrit Berishën dhe është gati të mbrojë katërkëndëshin e Shqipërisë në “Elbasan Arena”.

Në mbrojtje, i zakonshmi Hysaj në të djathtë dhe Gjimshiti e Veseli në qendër, me këtë të fundit që ka fituar balotazhin me Mavrajn, dhe në të majtë do të zbresë mbrojtësi debutues, Binaku.

Në mesfushë tekniku italian ka vendosur t’i besojë eksperiencës së Xhakës, Bashës dhe Memushajt, të cilët dinë të ruajnë balancat, duke mbyllur hapësirat në prapavijë dhe duke ndihmuar në organizimin e sulmeve.

Sa i përket sulmit, surpriza e vetme është ish sulmuesi i Skënderbeut, Enis Gavazaj, i cili do ta nisë takimin si titullar në të majtë të sulmit, duke përfituar nga mungesa e Eros Grezdës, që vjen pas një dëmtimi të gjatë dhe nuk do të jetë gati për takimin e sotëm.

Në të djathtë të këtij reparti do të luajë Jahmir Hyka, i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit, pasi ka më shumë takime me Kombëtaren, ndërsa duelin shkodran për majën e sulmit e ka fituar sulmuesi i Oostendes në Belgjikë, Sindrit Guri.

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Binaku; Basha, Memushaj, Xhaka; Gavazaj, Hyka (C), Guri
Izraeli: Guy Haimov (GK); Eli Dasa, Ayad Habashi, Nisso Kapiloto, Bibras Natcho (C), Eran Zahavi, Beram Kayal, Munas Dabbur, Sheran Yeini, Taleb Twatha, Dor Peretz.

Etiketa: sport
Pas

Qytetari: Mendo si do t’i japësh fund kësaj katrahure, Rama: Nuk dua të bëj garë kilometrash, por…

Para

Historia e pazakontë: Hap tunel dhe i del në dritare komshiut, ishte duke kërkuar thesar!

Para
Historia e pazakontë: Hap tunel dhe i del në dritare komshiut, ishte duke kërkuar thesar!

Historia e pazakontë: Hap tunel dhe i del në dritare komshiut, ishte duke kërkuar thesar!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.