Kanë dalë pamjet e aksidentit që ndodhi pasditen e djeshme në Shkodër, ku u përfshi makina e kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.
Nga fotot e publikuara shihet se makina e Ballës ka përfunduar në oborrin e një shtëpie. Balla e ka konfirmuar aksidentin në rrjetet sociale, ku shprehet se nuk ka patur asnjë të lënduar, dhe nuk ka munguar as ironia për qytetarin dixhital të Berishës.
“Rrugës për në Shkodër #EgjithëVëmendjaPërNJERËZIT , makina u përfshi në një aksident rrugor. Shyqyr të gjithë mirë. Të njoftohet edhe “qytetari digjital”-shkruante Balla në rrjetet sociale menjëherë pas këtij aksidenti që fatmirësisht ka qenë pa pasoja.
Discussion about this post