Disa foto të jashtëzakonshme ku pretendohet për një shtatzëni të fshehtë të Marilyn Monroe janë publikuar së fundmi. Bëhet fjalë për pamje ekskluzive të ruajtura me fanatizëm nga shoqja e modeles dhe aktores, Frieda Hull, e cila ndërroi jetë në vitin 2014.
Gjatë viteve që ishte gjallë, Hull i rrëfeu sekretin e Monroe-s komshiut të saj, i cili i ka zbuluar këto foto.
Fotot e publikuara nga “Daily Mail” janë shkrepur më 8 korrik 1960 jashtë zyrave të “Fox Studios” në New York. Në foto duket barku i rrumbullakosur i Marylin Monroe dhe zbulohet se aktorja nuk ka qenë shtatzënë me bashkëshortin e saj Arthur Miller, por me aktorin Yves Montand, të cilin e ka takuar në setin e filmit “Le make love”.
Pavarësisht se i dëshironte shumë fëmijët, ajo ka dështuar tri herë. Gjatë këtyre periudhave, aktorja ka kaluar situata të këqija që i shkaktuan më pas edhe probleme me ciklin menstrual. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1131″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]