Lajmi i arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski bëri mjaft bujë. Teksa sistemi TIMS konfirmoi udhëtimin e tij përmes doganës së Hanit të Hotit drejt Malit të Zi, në shumë portale janë përhapur edhe fotot e këtij udhëtimi arratie.
Kanë qenë pikërisht mediat e shtetit fqinj të Mali të Zi, ato që kanë publikuar pamjet e para të arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski.
Më 11 Nëntor ai kaloi nga Shqipëria drejt Malit të Zi me makinë diplomatike të ambasadës së Hungarisë në Tiranë. Në të njëjtën ditë, Gruevski udhëtoi drejt Serbisë, e prej këtej hyri në Hungari ku kërkoi azil politik. (J.D/faxweb.al)
.
Discussion about this post