Videoja e mëposhtme tregon momentet kur grabitësi u fut brenda në bankë dhe kreu vjedhjen. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme gjithçka ndodhi brenda pak minutave, nga kërcënimi I rojes e deri tek arratisja e hajdutit me një shumë të konsiderueshme parash me vete.
Fax News raporton se vetëm një ditë më parë u grabit një bankë e nivelit të dytë në mes të ditës pranë Hipotekës në kryeqytet. Kjo vjedhje ndodhi dje gjatë mesditës ku një person me armë dhe i maskuar u fut në ambientet e bankës së nivelit të dytë dhe grabiti shumën prej 300 mijë lekësh.
Sapo ka parë rojen, e ka goditur duke e hedhur përtokë. Më pas, ka hyrë brenda dhe i ka vënë pistoletën në kokë kasieres së i ka marrë shumën e parave nën kërcënimin e armës. Sapo ka grabitur shumën e parave ai është larguar me shpejtësi të madhe dhe mendohet se ishte edhe dikush tjetër jashtë që e priste për ta transportuar. Policia dyshon se po në atë zonë ka hipur në automjetin tip “BMË” dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
(F.M/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=ncKGPcFdv-A&feature=youtu.be