07:57 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Publikohen shifrat/ 30-vjeçarët e Shqipërisë, me nivelin më të ulët arsimor krahasuar me rajonin

10:55 | 08/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikohen shifrat/ 30-vjeçarët e Shqipërisë, me nivelin më të ulët arsimor krahasuar me rajonin

Shqipëria ka numrin më të ulët të të shkolluarve me arsim të lartë në grup moshën 30-34 vjeç në rajonin e Ballkanit. Kjo moshë cilësohet më produktivja ose periudha e artë për nga energjitë dhe përvojën e krijuar për tregun e punës.

Sipas Eurostat, Shqipëria ka të shkolluar me arsim të lartë vetëm 16.8 për qind të grup-moshës 30-34 vjeç, niveli më i ulët në Rajon.

Përqindjen më të lartë te të arsimuarve në këtë grup-moshë e ka Mali i Zi me 31%, më pas vjen Serbia me 27.2%, Maqedonia me 24.9 %, Turqia me 23.5% dhe Bosnja me 17.2%. Të dhënat për Shqipërinë i përkasin vitit 2015.

Për rrjedhojë forca e punës në Shqipëri (popullsia në moshën 15-64 vjeç) është relativisht pak e arsimuar në krahasim me rajonin dhe vende të tjera në zhvillim dhe shumë më pak e arsimuar në raport me mesataren e Bashkimit Europian.

Duke analizuar indikatorët e zhvillimit botëror, të azhurnuar nga Banka Botërore, rezulton se Shqipëria ka rreth 50% të forcës së punës me arsim 8-vjeçar, teksa në vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, forca e punës dominohet nga niveli i mesëm dhe i lartë i arsimit.

Nga ana tjetër, sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, forca e punës në Shqipëri ka hyrë në fazën e një tranzicioni të thellë, për shkak të plakjes së popullsisë prej emigracionit të lartë dhe rënies së numrit të lindjeve.

Por pavarësisht kësaj situate, familjet shqiptare shpenzojnë shumë për t’u arsimuar në raport me vendet e tjera.

Shpenzimet për arsim, të cilat zënë 4,4% të buxhetit të familjeve gjithsej, kanë shënuar rritje prej 2,3 pikë përqindje krahasuar me 2015. Pesha e shpenzimeve për arsimin shënoi rekord më 2016 në krahasim me 1.7% që ishte një dekadë më parë./monitor/

GRAFIKU: Përqindja e të shkolluarve me arsim të lartë./monitor

 

 

Etiketa: Shqiperia nivelin me te uletTe shkolluarit
Pas

Braçe i kthehet Bashës: Ç’punë ke me rusët Lulzim? Boll më!

Para

E gjeni dot kryeministrin Rama?! Sa shumë zonja ka përrreth (Foto)

Para
E gjeni dot kryeministrin Rama?! Sa shumë zonja ka përrreth (Foto)

E gjeni dot kryeministrin Rama?! Sa shumë zonja ka përrreth (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.