Këshilli i Ministrave ka zgjedhur sot drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Edison Konomi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Agjencia në vitet e fundit është drejtuar nga Julian Beqiraj.
Një tjetër vendim I qeverisë është dhe krijimi i komitetit shtetëror për diasporën. Sipas vendimit të publikuar shkruhet se me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, është vendosur ngritjen e Komitetit Shtetëror për Diasporën, si organ konsultativ i Këshillit të Ministrave për bashkërendimin e politikave e të veprimtarive shtetërore në fushën e diasporës.
Mes VKM-ve të miratuara është dhe dëmshpërblim financiar për ish të përndjekurit.
Vendimet: https://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-22-nentor-2017&page=1
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post