Arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj u prit me protesta sot në Prishtinë, ku qytetarët sfiduan motin dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të tij, përpara ambasadës franceze në Prishtinë.
Portali “Jeta Osh Qef” ka publikuar për herë të parë një foto të Haradinajt nga burgu, ku shihet i buzëqeshur pranë një tjetër shqiptari.
Të paktën kreu i AAK-së ka gjetur një patriot të tijin në burg dhe një shok të mirë për të ndarë qelinë.
Haradinaj u arrestua në Francë para dy ditësh, për shkak të disa fletë-arresteve të lëshuara nga Serbia që në 2004-ën. (D.D/Shuplaka)