Ministri i Brendshëm italian njëkohësisht zv/kryeministër Matteo Salvini është ndarë nga partnerja e tij, Elisa Isoardi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Elisa, e cila ka publikuar foton e tij me një mesazh krahas saj në Instragram.
Prezantuesja e emisionit “Prova e gatimit” ka publikuar një foto mjaft intime të saj me zëvendës kryeministrin italian.
“Nuk është ajo që kemi dhënë për njëri tjetrin që me ka munguar, por ajo që duhej të jepnim akoma. Me të gjithë respektin për dashurinë e vërtetë që ka qenë. Faleminderit Matteo”- shkuan ajo duke publikuar dhe një foto me zëvendëskryeministrin italian në shtrat.
Zërat për krizën e të dyve kanë qarkulluar prej ditësh në mediat italiane. Elisa për revistën “Oggi” bëri një deklaratë të ndjeshme. “Largimi është si era”, duke nënkuptuar se impenjimet e tepërta në punë kanë shkatërruar marrëdhënien e tyre.
(J.D/Faxweb.al)