16:46 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Publikohet investigimi, Ministria e Arsimit merr “frerët” e 4 universiteteve (VIDEO)

21:28 | 20/02/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikohet investigimi, Ministria e Arsimit merr “frerët” e 4 universiteteve (VIDEO)

Autonomia e katër universiteteve publike në vend mund të jetë në rrezik, kjo për shkak se anëtarët e  bordit të administrimit janë 4 me 3 në favor të ministrisë së Arsimit. Kështu vendimmarrja i kalon institucionit të ministrisë. Të paktën kështu ka zbuluar emisioni investigative “BOOM” në televizionin Ora Neës.

Katër universitetet në fjalë janë: Universiteti Politeknik në Tiranë,  “Aleksandër Moisiu” në Durrës, “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

INVESTIGIMI

Në janar të 2017 u përzgjodhën anëtarët dhe drejtuesit të bordit të administrimit në Universitete. Neni 48 i ligjit të arsimit të lartë të 2015 thotë se bordi i administrimit në IAL përbëhet nga 7 anëtarë të punësuar me kohë të pjesshme. Anëtarët përfaqësues të IAL përzgjidhen nga senati akademik për një mandate 5 vjeçar me të drejtë rizgjedhje.

Përbërja e bordit të administrimit përcaktohet në bazë të planit buxhetor afatmesëm të institucionit publik te arsimit të lartë, të miratuar nga bordi i administrimit. Nëse institucioni siguron vetë 50% ose më shumë të buxhetit afatmesëm 4 prej anëtarëve janë përfaqësues të IAL dhe tre janë të ministrisë së Arsimit.

Në rast kur institucioni siguron vetë më pak se 50% të buxhetit afatmesëm, 3 prej anëtarëvre janë  përfaqësues të IAL dhe 4 të ministrisë së Arsimit.

Pas vëzhgimit të bërë nga emisioni “BOOM” në Universitetin Politeknik,  “Aleksandër Moisiu” në Durrës, “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe “Luigj Gurakuqi” në Shkodër na rezultoi se raporti është 4 me 3 për ministrinë e Arsimit. Vetëm Universiteti i Tiranës drejtohet nga një përfaqësues i Universitetit dhe raporti i anëtarë është në raport të këtij të fundit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një audit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me objekt mbi auditimin e ligjshmërisë dhe rregullueshmërisë financiare për periudhën 30.09.2013 – 31.12.2014. KLSH ka konstatuar disa shkelje dhe ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal me numër 1217/6, datë 27.03.2015 për Plarent Ndrecën, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ky i fundit në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ka kryer veprime të kundraligjshme, të cilat referuar përmbajtjes së dispozitave penale neni 248 dhe neni 258 i kodit penal mbartin elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tender apo ankande publikë.

Po ashtu ka depozituar kallëzim penal me numër 1217/14 datë 10.07.2015 për Erzen Tola me detyrë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike , pasi ka kryer veprime të2 kundraligjshme të cilat referuar përmbajtjes së dispozitës penale neni 248 i kodit penal mbartin elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Mbështetur në ligjin numër 154 datë 27.11.2014 për organizimin dhe funksionimin e KLSH, ky i fundit rekomandin ministrinë e Arsimit dhe Sportit për shkelje të konstatuar në vlerësimin e procedurave të prokurimit të japë masë disiplinore  vërehtje deri në pezullim nga e drejta e ngritjes në detyre për punonjësin Alqi Kushi me detyrë, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve mbështetëse.

Këto prej tre emrave, dy prej të cilëve të kallëzuar penalisht nga KLSH janë të zgjedhurit në bordet e administrimit të Universitete. Plarent Ndreca dhe Alqi Kushi janë përfaqësues të ministrisë së Arsimit në Universitetin e Politeknikut, dërsa Erzen Tola është përfaqësues në Universitetin e Tiranës.

Pedagogia e Universitetit të Tiranës, Majlinda Keta sqaron për emisionin BOOM në Rtv Ora Neës, paradokset e ligjit të arsimit të lartë. Ajo thotë se tre nene të këtij ligji i dedikohen bordit të administrimit, ndërsa shpreh shqetësimin për kushtëzimet për standardet financiare.

Majlinda Keta: Neni 47-48-49 dhe 50 i ligjit të arsimit të lartë, i dedikohen posaçërisht bordit të administrimit. Për herë të parë, ligji krijon një strukturë përfaqësuese të ndarë nga pjesa akademike dhe kërkimit shkencor në universitete. Jam e shqetësues për faktin e kushtëzimit të disa standardeve financiar. Le të themi se nëse universitete u vini standard nëse 50% apo mbi 50% të fondeve të të japin ty të drejtën për të pasur një mazhorancë të vendimmarrjes me anëtarët e tu, në të kundërt je i varur nga mazhorancës me përfaqësues të ministrisë së linjës. Edhe unë bashkohem me shqetësimin tuaj, për gjitha këto universitete që nuk e kapin këtë. Dominimi i anëtarëve nga Ministria, aq më tepër kur ministri emëron anëtarët, është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Në vazhdën e atij koncepti për t’u kujdesur për menaxhimit financiar të universiteteve, më shumë se sa mirëqenien akademike dhe të kërkimit, vijon me një koncept paksa paradoksal. Nëse buxhetet e njësive vendore financohen mbi 10% të fondeve që gjeneron universiteti kanë të drejtën e përfaqësimit. Do të ishte më mirë që në ligj mbi të bardhën të shkruhej me të zezë që pushteti vendor të kishte përfaqësimin e vet dhe të mos vihej kushtëzimi i bashkëfinancimit në buxhetet e universiteteve. Bordet e administrimit vijnë pas disa hapave juridikë që ende nuk i kanë mbaruar universitetet. Pas ligjit 80, duhet domosdoshmërish të kishim aktet nënligjore, akte të cilat do të detyronin të hartonin statutet universitetet përkatëse, të cilat jepnin standardin për funksionimin e shumë kompetencave që kanë bordet e administrimit, një prej të cilëve është administratori. Po ligji, shkruan se administratori zgjidhet në bazë të standardeve që harton statuti. Ne kemi një bord të administrimit të Universitetit të Tiranës, nuk kemi një statut ende të përfunduar dhe mbi të gjitha universitetet kanë aktet nënligjore të pa atashuar ligjit përkatës. Bërja e strukturave, të cilat janë vendimmarrëse me prerje, me emërime ministrash janë gjithmonë struktura rrisku.

Ndërsa dy pedogëgë të tjerë thonë se me ligjin e ri të arsimit të lartë nuk garantohet fond ii pagave të universitetit.

Aleksandër Xhuvani, Pedagog i Universitetit Politeknik: Në ligjin e vjetër dhe ligjin e ri të arsimit të lartë fondi i pagave që përfiton universiteti merret nga buxheti i shtetit në përputhje me kategorinë që ka personeli akademik dhe administrative i universitetit. Ligji i ri thotë që mbi këtë pagë që merret nga financimi i buxhetit të shtetit çdo IAL mund të shtojë pagesa të tjera për personelin e tij në përputhje me performancën që ka institucioni dhe sasinë e të ardhurave që  krijon nga zëra të tjerë. Statistikat tregojnë që deri tani pjesa më e madhe e të ardhurave që shkojnë për të paguar personalein akademik vijnë nga buxheti i shtetit.

Mark Marku, Pedagog në UT: Sistemi i financimit është i tillë që shteti nuk garanton fondin e pagave dhe kjo është gjëja që kryeministri nuk e thotë. Pra nëse deri para këtij ligji shteti ishte garant i fondit të pagave të universiteteve publike, me ligjin e ri shteti nuk është garant i pagave. Pra nga një anë të rrit rrogat nga ana tjetër nuk të garanton do kesh apo jo paga. Një gjë që nuk kupton kryeministri është se nuk respekton autonominë e universiteteve.

Etiketa: ministria e arsimit
Pas

“Ish-deputetin e PS-së e rrahu Arben Ndoka”

Para

Basha i përgjigjet Koçijançiçit pas deklaratës për rikthim në Kuvend: Ka disa BE…

Para
Basha i përgjigjet Koçijançiçit pas deklaratës për rikthim në Kuvend: Ka disa BE…

Basha i përgjigjet Koçijançiçit pas deklaratës për rikthim në Kuvend: Ka disa BE…

Discussion about this post

 



Të Fundit

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.