23:24 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Publikohet skandali, farmacitë shqiptare shesin ilaçe të parregjistruara (VIDEO)

23:33 | 23/01/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikohet skandali, farmacitë shqiptare shesin ilaçe të parregjistruara (VIDEO)

Në farmacitë shqiptare nuk tregtohen vetëm ilaçe të rregullta, por edhe ato të parregjistruara.

Sipas investigimit të emisionit “BOOM”, në  farmacitë tona shiten edhe dy medikamente “Flagyl” dhe “Advil”, të cilët janë të parregjistruara dhe futen kontrabandë në Shqipëri.

“Flagyl” përdoret për parazidët ndërsa “Advil” për dhimbje të trupit gjatë gripit.

Agjencia Kombëtare të Barnave, konfirmoi për gazetarët e emisionit se këto dy medikamente bëjnë pjesë në listën e ilaçeve që nuk lejohen të tregtohen në farmacitë shqiptare.

Intervista në Farmacinë 1:

Gazetari: Flagyl ke?

Farmacistja: Jo nuk kam, vetëm po ta gjesh kështu..

Gazetari: Kokrra ke?

Farmacistja: Me emrin flagyl, që të lexojë flagyl jo.

Gazetari: Nuk ka

Farmacistja: Jo

Gazetari: E kanë hequr?

Farmacisjta: E kanë hequr, nuk vjen më, vetëm kontrabandë e gjen, mund ta gjesh.

Gazetari: Ku mund ta gjej?

Farmacisjta: Andej nga spitalet shif njëherë se mund ketë faraci që mund ta mbajnë

Intervista në Farmacinë 2:

Gazetarja: 10 kokrra advil desha

Farmacistja: 2 mijë lekë kushtojnë

Gazetari: Mirupafshim

Intervista në Farmacinë 3:

Gazetari: Më jep 10 kokrra advil

Farmacistja: Nuk ka sepse është preparat që nuk qarkullon në Shqipëri, e miratuar nga ministria. Në Amerikë, Kanada qarkullon

Gazetari: Dmth e ka heq ministria këtë?

Farmacisjta: Nuk është me pullë, në kuptimin që nuk është i miratuar për tu tregtuar në Shqipëri advili. Ka mënyra të tjera që marrin guximin ca e tregtojnë, por …

Intervista në Farmacinë 4:

Gazetari: Më jepni 10 kapsula advil

Farmacistja: Advil sa do?

Gazetari: 10

Intervista në Farmacinë 5:

Gazetarja: Advil ju lutem

Farmacistja: Advilët janë amerikanë me shishe të mëdha, janë me 100 kokrra

Gazetarja: 10 kokrra?

Farmacistja: Xhel apo kokërr?

Gazetarja: Kokërr

Farmacistja: Të hapura?

Gazetarja: Po

Farmacistja: Këto janë konfeksione të mëdha

Gazetarja: Këto janë amerikane mos gaboj

Farmacistja: Qetësues, dhimbje koke, dhimbje trupi, menstruale, reumatizmale

Intervista në Farmacinë 6:

Gazetarja: Desha nja 10 kokrra advil

Farmacistja: Advil nuk kemi, është pa pullë, nuk merret te të gjitha farmacitë se është e paregjistruar.

Intervista në Farmacinë 7:

Gazetari: Më jep një flagyl

Farmacistja: Nuk ka flagyl

Gazetari: Ku mund të gjej?

Farmacistja: Flagyli mesa di unë ka një vit që është në mungesë, të paktën në tregun shqiptar. Nuk e di vetëm nëse është pa pullë. Unë nuk kam

Intervista në Farmacinë 8:

Gazetari: Më jep 10 kapsula flagyl

Farmacistja: Flagyl?

Gazetari: Po kokërra

Farmacistja: Je me fat mor çun

Gazetari: Pse?

Farmacistja: I kisha për shtëpi

Gazetari: Nuk i gjeta

Farmacistja: Nuk ka, unë këto i kisha të shtëpisë

Gazetari: Mos i shit ato të shpisë se mos të duhen

Farmacistja: Po rri ore urtë tashi

Farmacistja: 4 mijë

Intervista në Farmacinë 9:

Gazetari: Flagyl desha unë

Farmacistja: Kokrra, kapsula?

Gazetari: Po kokrra, 10 kokrra

Farmacistja: 500 i do?

Gazetari: Po

Farmacistja: 500 lekë bëjnë

Gazetari:  Ti shof njëherë a janë ato

Gazetari: Mbaji këtu

Etiketa: farmaciilacete parregjistruara
Pas

Shtohet numri i të vdekurve nga orteku në Itali, nxirret nga rrënojat trupi i një gruaje

Para

Rrëfimi shokues i Pezës: Si e mësuan fëmijët nga televizori, për divorcin me gruan (VIDEO)

Para
Rrëfimi shokues i Pezës: Si e mësuan fëmijët nga televizori, për divorcin me gruan (VIDEO)

Rrëfimi shokues i Pezës: Si e mësuan fëmijët nga televizori, për divorcin me gruan (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.