01:09 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Publikohet skandali, noteri i vjedh 68 mijë euro klientit dhe zhduket (VIDEO)

21:12 | 09/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikohet skandali, noteri i vjedh 68 mijë euro klientit dhe zhduket (VIDEO)

Një ngjarje e paprecedentë është raportuar mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan, ku një qytetar akuzon noterin e tij se i ka vjedhur 68 mijë euro dhe më pas është zhdukur.

Ilirjan Cela tregon se për të kryer procedurat e shitjes së një apartamenti,  i është drejtuar noterit Napolon Vasha, i cili në vend që të kryente detyrën e ka mashtruar atë.

DENONCIMI

Cela tregon se fill pas nënshkrimit kontratës, ata i janë drejtuar një banke të nivelit të dytë ku depozituar shumën e 68 mijë eurove. Megjithatë, pak orë derdhjes së parave në numrin e llogarisë së noterit, ai i tërheq paratë dhe zhduket.

“Firma “PORTIAL” dispononte një apartament në pronësi të saj, të cilin e shiti. Bashkë me blerësin iu drejtuam zyrës së noterisë me noter Napolon Vashën, ku bëmë kontratën e shit-blerjes. Noteri na nxjerr disa arsye për të shtyrë ditët sepse ai e dinte. Dyshova për këtë gjë dhe i drejtohem “Tirana Bank”. Aty mora vesh që noteri i kishte marrë paratë nga llogaria dhe nuk kishte më lekë. Ministria e Drejtësisë ngriti një grup kontrolli, e verifikoi dhe i hoqi licensën noterit. Por sot e kësaj dite unë ende nuk i kam marrë lekët. Banka nuk mban asnjëlloj përgjegjësie. Unë nuk po di ku t’i marr lekët, unë i çova lekët në bankë dhe banka është garant për këtë, por kur banka nuk mban përgjegjësi është një çështje tjetër.”, tregon Cela.

Emisioni “STOP” iu drejtua kësaj banke të nivelit të dytë, për të pyetur sesi ka ndodhur kjo tërheqje parash vetëm pak orë pasi ishin depozituar dhe aq më tepër që bëhet fjalë për një shumë prej 68 mijë eurosh. Në përgjigjen e ardhur nga banka thuhet se: “Banka me kërkesë të noterit dhe në zbatim të Udhëzimit nr. 6915/2, datë 30.01.2012 ka detyrë të çelë llogarinë rrjedhëse të dedikuar, por jo të marrë pjesë në administrimin e fondeve të kësaj llogarie sëbashku me noterin”.

Ndërsa Mimoza Sadushi Kryetare e Shoqatës së Noterëve shpjegon, se ka një udhëzim të posaçëm, që detyron noterin vetëm të transferojë paratë, por jo t’i tërheqë.

“Në këtë udhëzim përcaktohet saktësisht që noteri duhet të ketë një llogari rrjedhëse në bankë, llogari e cila është e ndryshme nga llogaritë personale apo individuale, që ka noteri si person fizik. Në këtë udhëzim caktohet edhe saktësisht që me përfundimin e të gjithë procedurës, pra të bërjes së kontratës, të regjistrimit të pronës në emër të blerësit noteri transferon shumën nga llogaria e tij në llogarinë e shitësit. Pra në këtë udhëzim përmendet specifikisht, që noteri nuk ka të drejtë të tërheqë shumën, por vetëm e transferon nga llogaria e tij në llogarinë e shitësit. Për çdo derdhje apo tërheqje që mund të bësh në bankë, kjo e fundit patjetër duhet të pyesi se për çfarë i derdh këto para dhe në momentin kur blerësi ka vajtur dhe ka derdhur shumën në llogarinë e noterit, banka patjetër që duhet ta pyesi se për çfarë derdhet kjo shumë dhe duhet t’i kërkojë kopjen e kontratës së shitjes mbi bazën e të cilës derdhet shuma.” (D.D/Shuplaka)

Etiketa: noterstopvjedhje
Pas

Pronari dhe punonjësit po hanin drekë, grabitet argjendaria në qendër të Sarandës

Para

Prokuroria e Elbasanit zvarrit hetimet për aksidentin në punë, fëmijët jetimë presin me “sy e vesh” nga drejtësia

Para
Prokuroria e Elbasanit zvarrit hetimet për aksidentin në punë, fëmijët jetimë presin me “sy e vesh” nga drejtësia

Prokuroria e Elbasanit zvarrit hetimet për aksidentin në punë, fëmijët jetimë presin me “sy e vesh” nga drejtësia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.