04:36 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Publikohet skandali: Tre qytete vetëm me një automjet zjarrfikëseje të ’70-ës

23:36 | 13/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikohet skandali: Tre qytete vetëm me një automjet zjarrfikëseje të ’70-ës

Një tjetër skandal është publikuar sot nga emisioni investigativ “Fiks Fare”. Zjarrfikësia e Krujës me një automjet të paliçensuar dhe me një tjetër të amortizuar i shërben qytetit dhe mbi 40 fshatrave të Fushë-Krujës dhe Mamurrasit.

Përveç kësaj, mësohet se zjarrëfikësit përdorin para nga xhepi për mirëmbajtjen e automjetit të vitit ’70.

Një automjet me ujë dhe një tjetër i paliçensuar janë gjithçka kanë në dispozicion tre punonjësit e turnit, të cilët u shërbejnë jo vetëm Krujës, por edhe Fushë-Krujës e Mamurrasit me këtë infrastrukturë. 

Shefi i turnit të Zjarrfikëses tregon për gazetarët se pavarësisht se automjetit i është bërë shërbim herë pas herë nga vetë punonjësit, ai sërish paraqet problem pasi është amortizuar totalisht.

“Nuk ka investime fare edhe shërbimin e ka bërë shefi me paratë e veta. Automjeti do dy-tre minuta kohë të ngrohet pastaj të lëvizë, por zjarri nuk fal. Ndërsa automjeti i aksidenteve është i pa regjistruar. Na i kanë dhuruar vite më parë, është pa letra por ne e përdorim nga halli për t’i ardhur në ndihmë njerëzve”, tregon shefi zjarrfikëses. 

Ndër të tjera ai tregon se probleme më të mëdha hasin me infrastrukturën kur duhet të ndërhyjnë në fshatra. Për këtë shkak ata vonohen për të dhënë ndihmën e shpejtë.

Ndërkohë, nënkryetari i Bashkisë së Krujës Gjon Bardhi e pranon situatën e vështirë të punonjësve të Zjarrfikëses.

“Jemi në dijeni të situatës, po këto janë makina të vjetra të cilat kanë kosto të lartë edhe për t’u regjistruar. Kjo. pasi janë të një vit prodhimi shumë të vjetër dhe gjobat ndër vite shume të larta”, shprehet Bardhi. 

Megjithatë ai shton se bashkia po planifikon buxhetin për të rregulluar këtë situatë.

“Ne jemi në fazën e bërjes së buxhetit. Do të shohim një mundësi për të investuar në këtë shërbim. Gjithashtu do të mundohemi të gjejmë edhe donatorë”, shton nënkryetari. 

Sakaq, lidhur me automjetin e paliçensuar Bardhi sugjeron të mos përdoret duke patur parasysh se përbën një shkelje ligjore.

 “Ky mjet, mesa di unë, nuk ka pasur synime të përdorej. Është e vërtetë që ligjet janë ligje, nuk ka pasur justifikime për t’u përdorur. Por, siç e thashë edhe më lart, është kosto shumë e madhe regjistrimi i tij. Nuk jam në dijeni që përdoret, por do sugjeroja të mos përdorej”, shprehet nënkryetari. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: krujezjarrfikese
Pas

Telefonata falas, aplikacioni shqiptar “HELLO” vjen me një version të ri

Para

Ish-Missi bën thirrje në tv për seks tresh, tenori: Do e mbyll gruan në pyll

Para
Ish-Missi bën thirrje në tv për seks tresh, tenori: Do e mbyll gruan në pyll

Ish-Missi bën thirrje në tv për seks tresh, tenori: Do e mbyll gruan në pyll

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.