Një nënë e re rrezikon të humbasë fëmijën, pasi shteti nuk i siguron dot një punë. Bëhet fjalë për një grua, e cila është viktimë e trafikimit njerëzor. Por përveç kësaj, rezulton se Zyra e Punës në Tiranë, i ka gjetur asaj një “punë në të zezë”. Ky rast u denoncua në emisionin investigativ “Fiks Fare”.
Identiteti i gruas nuk bëhet i ditur, por ajo tregon se prej një viti, asaj i është siguruar vetëm një punë me 8 mijë lekë në muaj, madje në të zezë nga Zyra e Punës. Por edhe atë punëe ka humbur, sapo pronari është vënë në dijeni të së shkuarës së saj.
Edhe pse shteti supozohet ti vijë në ndihmë kategorive të tilla të popullsisë, kjo ska ndodhur me gruan në fjalë.
Ajo tregon se që nga viti 2011 deri në janar të vitit 2016, ajo ka qëndruar në Qendrën e Pritjes së Viktimave të Trafikut. Në këtë institucion, ajo ka lindur edhe djalin e saj, i cili nuk ka atësi.
Por ka më shumë se tre muaj, që zonja rrezikon të mbetet në mes të katër rrugëve, së bashku me të birin 5-vjeçar. Kjo sepse ajo ende nuk ka arritur të gjejë një punë për të siguruar një çati mbi kokë.
Hruaja shprehet se ka kërkuar ndihmë në disa intitucione, por asnjë nuk I ka ardhur në ndihmë.
Kamerat e Fiksit shkuan në shtëpinë ku ajo jeton, pavarësisht se ka disa muaj pa e paguar qeranë.
“Nuk dua ta humb djalin tim, ai është gjithçka për mua. Kam kërkuar punë, por nuk më është ofruar asgjë që të kem mundësi të përballoj jetesën. Më gjeti para disa muajsh zyra e punës një punë me 80 mijë lekë të vjetra në muaj, por pronarët, pasi e morën vesh historinë time, më hoqën. Kam vajtur të kërkoj ndihmë në institucione, por më kanë përcjellë”, tregon ajo për Fiks Fare.
Gazetarët kontaktuan me specialisten e Zyrës së Punës në Njësinë Administrative nr. 9 dhe në njësinë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për të mësuar se çfarë ka ndodhur me punësimin e saj.
“Ne e kemi çuar informacionin pranë zyrës së punës, por nuk është kaq e lehtë. Jemi munduar ta ndihmojmë aq sa mundemi”,është shprehur ajo.
Ndërsa drejtorja Marisa Kaçorri është zotuar që do ta shohë me prioritet rastin e zonjës për ti dhënë sa më shpejt një zgjidhje. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”285″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_slideshow” gallery_width=”600″ gallery_height=”400″ cycle_effect=”fade” cycle_interval=”10″ show_thumbnail_link=”1″ thumbnail_link_text=”[Show thumbnails]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]