11:01 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Publikohet studimi, Gjykatat e Apelit në Shqipëri japin drejtësi të vonuar

19:46 | 06/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikohet studimi, Gjykatat e Apelit në Shqipëri japin drejtësi të vonuar

Sot në Tiranë, u publikua një studim mbi zvarritjen e proceseve gjyqësore në të 6 gjykatat e Apelit të Shqipërisë.

Qendra për Çështje të Informimit Publik INFOÇIP publikoi sot një studim krahasues mbi punën në gjykatat e apelit para dhe pas reformës në drejtësi, ku tani edhe për shkak të vettingut, është zgjatur më tej koha e proceseve gjyqësore dhe është vështirësuar zhvillimi i tyre

Studimi zbuloi se mungesat e konsiderueshme në trupat gjyqësore, i shtyjnë gjyqet nga 4 muaj deri në 18 muaj.

Ata theksuan se zvarritja e proceseve gjyqësore është një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve shqiptarë, që e ulin besimin e tij tek drejtësia, e cila duhet të flasë pa vonesa, e në të kundërt është një drejtësi e munguar.

Studimi përfshin mbi 40 mijë vendime nga të 6 gjykatat e apelit në 4 vitet e fundit. Gjykatat e prokuroritë po zbrazen për shkak të largimit deri tani të mbi 143 prej tyre, ose 60% të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që kanë hyrë në procesin e përzgjedhjes janë rrëzuar.

Në njoftimin zyrtar të këtij institucioni thuhet:

” INFOÇIP monitoroi kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor në gjykatat e apelit të RSH për vitin 2019. Koha e shqyrtimit të çështjeve gjyqësore të themelit dhe koha e arsyetimit të vendimit janë dy treguesit e eficencës që mat ky Vlerësim Tematik i Pavarur. Të dhënat janë aksesueshme përmes Platformës GJYKATAEHAPUR.AL 

Vlerësimi i ndërmarrë nga INFOÇIP thellohet deri në vitin 2016, duke ofruar një mundësi unike të krahasimit të treguesve Para dhe Pas implementimit të Reformës në Drejtësi për 6 gjykatat e apelit të sistemit të zakonshëm në RSH.

Ne permbledhjen ekzekutive të prezentuar nga drejtori i INFOCIP, Dr. Gerti Shella, u ngit shqetesimi i zbrazjes se gjykatave te apelit nga trupa gjyqësore per shkak te vetingut dhe per shkak te doreheqjeve. Nje tjeter problem eshte numri i pamjaftueshem i ndihmesa ligjor ne gjashtë gjykatat e Apelit në RSH. 

Ne vitin 2019 kemi nje renie te treguesve sa i takon kohes ne te cilen shqyrtohet nje çështje themeli ne te pakten 4 gjykata, perfshire edhe ate te Tiranës, që është më e madhja në vend.  

Gjetjet e Vleresimit u shpallen ne dt. 6 Mars 2020, ne Konferencen Kombetar me titull “KOHEZGJATJA E SHQYRTIMI GJYQËSOR NË APEL, 2019 & KRAHASIMI I TREGUESVE 2016-2019 

Konferenca Kombetare u adresuar nga Kryetarja e KLGJ, znj. Naureda Llagami e cila ne fjalen e saj pershendeti INFOCIP per metodat inovatore te vleresimit te vonesave gjyqesore dhe ofroi mbeshtetje per avancimin e nismave qe promovojne nje gjyqesor te hapur dhe transparent.

Ambasadorja e Vendeve të Ulëta  në Tiranë,  Madam Guusje Korthals Altes gjithashtu pershendeti Konferencen duke vene theksin ne rendesine qe kane perdotimi I sistemeve teknologjike per nje gjyqesor eficent.

Avokatja e Popullit, Erinda Balanca ngriti në fjalën e saj shqëtësimin e gjykimit tej afateve të arsyeshme si dhe theksoi nevojën e mos-pakësimit të mëtejshmë të trupës gjyqësore në sistemin e gjykatave të apelit të zakonshëm.

“Para fillimit të procesit të vetingut, Shqipëria kishte rreth 12 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Sipas Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ), mesatarja evropiane është 21 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Reforma në Drejtësi duhet të eci drejt standarteve europiane. Reforma e rretheve gjyqësore e cila sipas ligjit duhet te perditesoje kompetencën tokësore çdo 5 vjet duhet të marrë në analizë treguesit e ngarkesës dhe të vonesave eventuale. Reforma duhet të synojë më parë plotësimin me trupë gjyqësore të gjykatave ekzistuese para se të konsiderojë heqjen fare nga harta të gjykatës” – tha Gert Shella, drejtues i Qendrës Studimore INFOÇIP”.

Etiketa: publikohet studimi
Pas

Para dy ditëve erdhi nga Italia/ Një grua nga Lushnja izolohet në QSUT, dyshohet me koronavirus

Para

“Nuk ka bazë për shkarkimin e presidentit”, u zbuluan pjesë nga drafti i Komisionit të Venecias, reagon ashpër Balla

Para
Dako i dha garanci, OFL i çon formular Lulzim Berishës?! Balla: Këto dy emra i kam edhe unë merak

“Nuk ka bazë për shkarkimin e presidentit”, u zbuluan pjesë nga drafti i Komisionit të Venecias, reagon ashpër Balla

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/Arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohen lëndë narkotike, ndalohet dhuna dhe shkeljet në qarkullim

E qëlloi me thikë pas gërvishtjes së makinave, detaje nga plagosja në Sarandë

Zjarr në një azil në Spanjë, humb jetën një i moshuar, plagosen 19 të tjerë

Gjenden tre armë zjarri dhe fishekë në një automjet në portin e Durrësit, shpallet në kërkim 24-vjeçari nga Kosova

Dhunuan 54-vjeçarin, e lënduan në kokë dhe…/ Policia e Sarandës shoqëron grupin e shtetasve turq, arreston njërin prej tyre

Këmbimi valutor: Bie dollari, euro vijon në nivele të ulëta

Korçë/Finalizohet operacioni policor “Drinks”, goditet kontrabanda e pijeve alkoolike

Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplasen dy automjete, plagoset një person

463 turistë gjermanë mbërrijnë në Portin e Durrësit me kroçerën “MV Deutschland”

Asgjësohen mbi 1880 fidanë kanabis në Mallakastër! Kapen duke ujitur parcelën, arrestohen dy persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.