Mbajtja e pacientëve me koronavirus me trup përmbys në kujdesin intensiv rrit masivisht shanset e tyre të mbijetesës.
Pozicionimi shtrirë përmbys i pacientëve me koronavirus në kujdesin intensiv mund të shtojë shanset e tyre të mbijetesës, thonë mjekët.
Pozicionimi përmbys, në të cilin pacientët që përpiqen të marrin frymë vendosen në shtrat me pjesën e përparme të trupit të tyre dhe jo me shpinë, funksionon duke ulur presionin në mushkëri.
Mjekët në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Itali dhe Portugali dihet që përdorin teknikën për të rritur shanset e mbijetesës së pacientëve në ventilatorët që mbështesin jetën e tyre.
Një studim i publikuar në vitin 2013 nga mjekë në Francë dhe Spanjë, të cilët po trajtonin një lloj tjetër të infeksionit të mushkërive thanë se mbijetesa e pacientëve ishte “dukshëm më e lartë” nëse ata I shtrinin me fytyrë poshtë.
Mjekët që e përdorin këtë metodë në shpërthimin e COVID-19 tani thonë se është e lehtë dhe shpëton jetë, thjesht për shkak të zvogëlimit të presionit në mushkëri.
Njerëzit me probleme të buta të frymëmarrjes madje mund ta ndihmojnë veten duke e bërë këtë në shtëpi. Sipas ekspertëve, kjo funksionon duke zvogëluar sasinë e presionit në mushkëri nga gjoksi dhe duke hapur pjesë më të mëdha të rrugëve të frymëmarrjes, duke zvogëluar dëmet e shkaktuara nga ajri që imponohet nga ventilatori dhe gjithashtu duke përmirësuar marrjen e oksigjenit.
Vetëm pacientët me sëmundje më të rëndë merren me kujdes intensiv dhe vendosen në një ventilator, një aparat ndihmës për jetën që shton ajrin e pastruar në mushkëri.
Megjithëse makineritë mund të shpëtojnë një pacient që vdes, ato gjithashtu shkaktojnë dëme të pariparueshme në mushkëri për shkak të mënyrës se si e detyrojnë ajrin në rrugët e dëmtuara ajrore.
Pamundësia e mushkërive për t’u zgjeruar natyrshëm do të thotë që ajri i shtyrë nga ventilatori mund të përmbahet vetëm në një seksion të vogël të rrugëve të frymëmarrjes, duke çuar në një efekt tullumbace të njohur si “mbivendosje”, në të cilin shtrihet indi elastik.
Kjo mund të shkaktojë dëme të përhershme duke bërë që pjesët më të vogla të rrugëve të frymëmarrjes të shpërthejnë ose duke dëmtuar indet e shëndetshme më parë.
Nëse njerëzit shtrihen në shpinë, presioni nga dhjami dhe muskujt në gjoks mund të zvogëlojë aftësinë tashmë të dobësuar të mushkërive për t’u zgjeruar, duke rritur rrezikun e këtij dëmtimi dhe nga ana tjetër duke e bërë procesin më vdekjeprurës.
Shtrirja e pacientit përmbys mund të lehtësojë një pjesë të këtij presioni, thonë mjekët. Dhe një mjek i NHS, Dr Sarfaraz Munshi, i cili punon në Spitalin “Queen’s” në Romford, Essex, tha që ka një sipërfaqe më të madhe në pjesën e prapme të mushkërive, sesa në pjesën e përparme, që do të thotë se thithja e oksigjenit është më efikase nëse ajri mund t’i arrijë ato pjesë.
Një ekip nga Franca dhe Spanja botoi një studim të hollësishëm në lidhje me procedurën në 2013 në revistën prestigjioze “New England Journal of Medicine”.
Ata shkruan: “Pozicionimi përmbys, në krahasim me pozicionimin në shpinë, zvogëlon ndjeshëm zonat e mushkërive të mbingarkuara ndërsa promovon rekrutimin alveolar. Këto efekte (ulja e mbivendosjes dhe përmirësimi i rekrutimit) mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të mushkërive të shkaktuar nga ventilatori përmes … shpërndarjes së tensionit dhe tendosjes brenda mushkërive.
Teknika tani është duke u përdorur për pacientët COVID-19, më të sëmurët prej të cilëve vuajnë dështim shkatërrues të mushkërive të shkaktuar nga pneumonia e rëndë.
“Ne po kursejmë jetë me këtë, njëqind përqind”, tha një mjek rajonal i kujdesit kritik që punon në Nju Jork, Dr Mangala Narasimhan, për CNN.
“Eshtë një gjë kaq e thjeshtë për të bërë, dhe ne kemi parë një përmirësim të dukshëm. Ne mund ta shohim atë për çdo pacient”.
Në Mbretërinë e Bashkuar, udhëzimet e mjekëve të dhëna nga Shoqata e Kujdesit Intensiv dhe Fakulteti i Mjekësisë të Kujdesit Intensiv thotë se pozicionimi përmbys duhet të konsiderohet për njerëzit që kanë nivele shumë të ulëta të oksigjenit në gjak (hipoksemia).
Niveli i ulët i oksigjenit në gjak është një nga efektet më të dukshme të koronavirusit dhe është ajo që i çon shumë pacientë të kenë nevojë për kujdes intensiv.
Shkaktohet nga demtimi aq i madh i mushkërive nga virusi, dhe vetë reagimi imunitar i trupit kur pacientët nuk mund të kenë oksigjen të mjaftueshëm nga ajri për ta qarkulluar atë rreth trupit.
Udhëzimi i Shoqatës së Kujdesit Intensiv thotë: “Gjatë dy dekadave të fundit testet e kontrolluara në mënyrë të vazhdueshme kanë treguar që oksigjenimi mund të përmirësohet dukshëm në pacientët me sindromën e shqetësimit të frymëmarrjes akute (ARDS) kur ventilohen në pozicionin përmbys.
Dr Sarfaraz Munshi tha se praktika është përdorur tek pacientët me kujdes intensiv, por mund të ndihmojë këdo që të luftojë infeksionin – edhe nëse ata kanë vetëm probleme të buta dhe janë akoma në shtëpi.
Dr Munshi shpjegoi në një video se kolegët e tij të infermierisë mbështeten në këtë teknikë për të ndihmuar pacientët në kujdes intensiv çdo ditë.
Ai tha: “Pjesa më e madhe e mushkërive është në shpinë dhe jo në pjesën e përparme. Duke u shtrirë në shpinë, ju mbyllni shumë nga rrugët më të vogla ajrore dhe kjo nuk është mirë gjatë një periudhe infeksioni. Kjo mund të çojë në atelektazë dhe në një pneumoni të mesme”, citon “Mail“.
Atelektaza është një kolaps i plotë ose i pjesshëm i të gjithë mushkërive. Ndodh kur qeset e vogla të ajrit, të quajtura alveola, shfryhen ose mbushen me lëng.
“Gjëja më e rëndësishme të dini është se shtrimi në shtrat për periudha të zgjatura, mbi shpinë, do t’ju mbyllë rrugët e vogla ajrore. Do të rrisë rrezikun nga pneumonia sekondare, gjë që mund të bëjë që gjendja juaj të përkeqësohet shumë më tej, duke pasur parasysh pacientët që janë përkeqësuar për shkak të problemeve të frymëmarrjes”.