14:34 | 28/07/2025

Publikohet udhërrëfyesi i GJK – Spiropali: Vendimet kushtetuese, një gur themeli për shtetin ligjor

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të vëllimit të dytë të udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, një dokument me rëndësi të veçantë për sistemin ligjor dhe institucional të vendit.

Në fjalën e saj, Spiropali vlerësoi rolin kyç të Gjykatës Kushtetuese në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe theksoi se vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm historik.

“Shqipëria po kalon një etapë të rëndësishme në forcimin e institucioneve demokratike, në rrugëtimin drejt anëtarësimit në familjen europiane dhe në rritjen e prestigjit ndërkombëtar. Nga të gjithë ne kërkohet bashkëpunim i ngushtë për të çuar përpara këto procese jetike,” u shpreh ajo.

Duke iu referuar udhërrëfyesit të jurisprudencës, kryeparlamentarja nënvizoi se ky botim përbën një mjet të rëndësishëm për të kuptuar dhe zbatuar vendimet kushtetuese në praktikën institucionale dhe ligjore të Shqipërisë.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë një kontribut i rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës. Ky vëllim vijon punën e nisur me botimin e parë dhe ofron një instrument të vlefshëm për analizën dhe zbatimin e jurisprudencës kushtetuese,” tha Spiropali.

Dokumenti i prezantuar synon të rrisë transparencën, kuptueshmërinë dhe koherencën në vendimmarrjen gjyqësore, duke i shërbyer si juristëve, institucioneve publike, ashtu edhe publikut të gjerë.

Para
 



Të Fundit