Pak pas lajmit të grabitjes shënuar mesditën e sotme në Rinas, është zbardhur një video ku shihet se si grabiten paratë. Deri tani ende nuk ka informacion se cila është banka e nivelit të dytë apo kompania që grabitur.
Në videon e xhiruar nga një qytetar, publikuar nga “TV Klan”, shihet së largu se si autorët e grabitjes të veshur me kamuflazh të zi, marrin nën kërcënimin e armës shumën e parave.
Sipas tij, patrulla e policisë ka qenë e pranishme në zonën ku ndodhi grabitja, ndaj mundet që këto thasë me para i merr shteti.
Por ajo që tërheq më së shumti vëmendjen janë fjalët e një punonjësi të kompanisë private që ka rënë pre e grabitjes “Déjà vu”.
Sipas tij, patrulla e policisë ka qenë e pranishme në zonën ku ndodhi grabitja, ndaj mundet që këto thasë me para i merr shteti:
“Patrulla ishte aty patrulla, të q…motrën i merr shteti vetë këta se s’ka mundësi”.
Paratë flitet se i përkisnin një banke të nivelit të dytë dhe po dërgoheshin për në aeroportin e Rinasit, për tu dërguar jashtë. (XH.A/SHUPLAKA)