Hamasi ka publikuar video të dy pengjeve që po mbahen në Gaza. Nga pamjet shihet sesi Omri Mirat tregon se si është mbajtur për gati 202 ditë, ndërsa Keith Siegel në pamjet e publikuara flet për festën e Pashkës, duke lënë të kuptohet se regjistrimet janë bërë së fundmi, shkruan BBC.
Të dy këta persona janë pengje të sulmeve të ndodhura më 7 tetor.
Ndërkohë pas këtyre pamje kanë reaguar edhe familjarët të cilët janë shprehur se nuk do të heqin dorë deri në kthimin e tyre në shtëpi. Gjithashtu ata i kërkuan qeveri së izraelite që të sigurojnë një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve, shkruan BBC.
Discussion about this post