Dita e heshtjes zgjedhore paska qenë vërtet dita ku partitë politike kanë lënë të blejnë vota, apo t’i marrin ato me dhunë ose presion.
Emisioni “Stop” ka publikuar një rast flagrant, ku kryetari i Partisë socialiste në Vorë Arben Marku, i jep para një qytetari në këmbim të votës. Marku është gjithashtu edhe drejtor i OSHEE-së në Vorë.
Qytetari: Më tutën tek një vend për të shkuar tek një mik i imi
Marku: Gjithsesi prap se prap mos harro 2-shin. Thuaji edhe nuses 2-shin
Qytetari: Si?
Marku: 2-shin, tek lista aty fillon 1, 2…
Qytetari: Se ajo është me fëmijë të vogël a më kupton. Ka mundësi të shkojë ajo vetëm e unë vetëm.
Marku: Është shumë e thjeshtë, fillojnë numrat aty 1, 2, 3, 4, 5.. Është 2-shi dhe thotë Partia Socialiste
Ndërsa më vonë jepen pamjet ku Marku pregatit zarfin me para. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post